Tabaku: Rama është një dështim i asaj çfarë qeveria premtoi këtu e pesë vite të shkuara

Tuesday, 17 Prill 2018 17:10
Jorida tabaku Jorida tabaku

Pas lajmit për rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave ka reagur edhe deputetja e PD-së Jorida Tabaku.

Ajo nëpërmjet një statusi në Fb ka reagur duke thënë se “ hapja e negociatave me kusht që iu dorzua Ramës është një dështim i asaj çfarë qeveria premtoi këtu e pesë vitë të shkuara”.

Ajo shprehet skeptike për sfidat që komisioni i ka ngarkuar deri më tani qeverisë e cila sipas saj ka dështuar.

Statusi i plotë

Komisioni rekomandon për herë të tretë hapjen e negociatave.

Shqipëria e nisi rrugëtimin e saj në Europë që nga dita e parë e ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 1992. Kjo si pasojë e një vokacioni të brendshëm të shqiptarëve të cilët zgjodhën hyrjen në Europë përballë perdes së hekurt që kish vendosur diktatura komuniste në vend.

Sot, pas 27 vitesh Shqipëria ende kërkon të ndërtojë të ardhmen e saj brenda Bashkimit Europian, por qeveria që e drejton prej pesë vitesh vazhdon të qëndrojë në vend-numëro.

Rekomandimi për hapjen e negociatave me kusht që iu dorëzua sot qeverisë Rama është një dështim i asaj çfarë qeveria premtoi këtu e pesë vite të shkuara. Por një dritë jeshile e Europës që ende shpreson se rekomandimi i kushtëzuar do të bëjë më përgjegjëse qeverinë aktuale karshi ëndrrës dhe dëshirës së shqiptarëve.

Raporti evidenton qartë se Komisioni do të vëzhgojë imtësisht ritmin aktual të reformës në drejtësi si një pikë kyçe e një shteti ligjor, sikundër i rikujton qeverisë pesë prioritetet të cilat zënë vend të veçantë në bilancin e vendit përballë Europës.

Ndonëse përballë këtyre sfidave deri më tani qeveria është dorëzuar. Mjafton të kujtojmë se përpjekjet e qeverisë ndaj pesë prioriteteve të BE-së (reforma e sistemit të drejtësisë, reforma e administratës publike, lufta ndaj korrupsionit, lufta ndaj krimit të organizuar, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut) janë të barabarta me zero. Mjafton të kujtojmë se përpjekjet e qeverisë për zbatimin e reformës në administratë publike janë në fakt përpjekje të qeverisë për të “marrë tepsinë për veten e saj”. Beteja e qeverisë ndaj krimit të organizuar në fund të ditës është shndërruar në një betejë të qeverisë për të mbrojtur ish ministrin e brendshëm të akuzuar për bashkëpunim në trafikimin e lëndëve narkotike.

Jo më larg se një ditë më parë, ministri i brendshëm Xhafaj doli përkrah kryebashkiakut Sejdini që akuzohet për përfshirje në grupet kriminale. Ndërkohë që krimi i organizuar godet në forma inceneratorësh dhe jo vetëm qytetarët shqiptarë si në xhepat e tyre ashtu edhe në cilësinë e jetës.

Pa folur më pas për mbrojtjen e të drejtës së pronësisë (përfshirë në të drejtat e njeriut) ku qeveria angazhohet të nxjerrë ligje në kundërshtim me të Drejtat e njeriut.

Për ta thënë më qartë; duhet një përpjekjet titanike nga qeveria për të kaluar këtë hendek!

Kjo është hera e tretë që Shqipërisë i sugjerohet nga Komisioni hapja e negociatave. Në 2013 u rekomandua marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave por vendet anëtare vendosen vetëm për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në nëntor 2016 përsëri komisioni rekomandoi hapjen e negociatave me kusht zbatimin e plotë të reformës në drejtësi mbas ndryshimeve kushtetuese të miratuara me konsensus.

Partia Demokratike beson se Shqipëria e ka vendin në Europë, për sa kohë të jetë në opozitë nuk ka për ta penguar këtë proces. Përkundrazi, siç e ka treguar do ta mbështesë pa hezitim. Ndonëse edhe një herë i takon përgjegjësia forcës qeverisëse për të bindur vendet anëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...