Shoqërohet një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Ndoja

Hënë, 04 November 2019 15:12

Një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja është shoqëruar nga policia.

Burime policore thanë për “Boldnews” se personi i shoqëruar dyshohet të jetë nga atentatorët. Identiteti nuk bëhet me dije për arsye të sekretit hetimor. Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, ku është shoqëruar autori i dyshuar.

Nga atentati i ndodhur pasditen e së premtes së 1 Nëntorit u plagos prokurori Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi. Të tre ishin duke lëvizur me makinën e prokurorit, kur ndaj tyre është derdhur breshëri plumbash ‘te Mbikalimi i Shkozetit’. “Në aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur ‘Mbikalimi i Shkozetit’ kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit Aleksandër Laho, 48 vjeç, Arjan Ndoji, 44 vjeç dhe Andi Maloku, 30 vjeç”, njoftoi policia.

LEXO EDHE  Shifra të frikshme/ Tirana në krye të listës për personat që hidhen nga lartësitë (shkaku kryesor)

Ndoji dhe Laho ndodhen në gjendje të stabilizuar, ndërkohë më e rëndë është gjendja e shoferit të mjetit Andi Malokut, i cili po merr mjekim në spitalin e Traumës.

Disa orë pas atentatit, u gjet një makinë e llojit “Benz 280”, e braktisur pranë varrezave të fshatit Shkafanë të Ishmit, në Durrës.

Dyshimet e grupit hetimor janë se objektiv i atentatit ka qenë prokurori i Durrësit. Një atentat që dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës, edhe pse vetë prokurori e ka mohuar një gjë të tillë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...