Mbërrijnë me 7 orë vonesë për shkak të motit të keq dy tragetet e linjës Bari-Durrës.
Në bazë të grafikut të lëvizjeve ato duhej të mbërrinin në Durrës në orën 08.00 të mëngjesit të sotëm.
Për shkak të drejtimit të pafavorshëm të erës së fortë dhe forcës së detit 7 ballë, janë nisur vetëm në orën 05.30 të sotëm.