Arrestohet Majkëll Ilirjani/ Pranga ‘Mbretit të Kokainës’, historia e pabesueshme e tij

Hënë, 11 November 2019 12:51

Gazeta zvicerane, Tages-Anzeiger shkruan se ka marrë fund liria për atë që njihet si ‘Mbreti i Kokainës’. Majkëll Ilirjani, i njohur me një seri emrash të tjerë, u arrestua në garazhin e një kazinoje në Bazel.

Ai ishte nën hetim prej kohësh nga policia dhe mendohet se është kreu i një karteli të rrezikshëm, që dominonte trafikun e kokainës.

Së fundmi, karteli i tij dyshohej se qëndronte pas një sasie prej 600 kilogramësh kokainë që u kap në Zvicër.

 

Gazeta zvicerane Blick shkruan se 60-vjeçari e sillte drogën me avionë privatë.

Po kush është Majkëll Ilirjani?

Në vitin 2003, gazeta Nju Jork Tajms shkruante se ai drejtonte një kartel shqiptaro-jugosllav me shtrirje nga Kosta Rika në Belgjikë, Zvicër, Çeki, Kroaci, Serbi, etj.

Ai lindi në Podgoricë me emrin Ilmi Frlukiç.

Mendohet se në SHBA ka hyrë për herë të parë në vitin 1981. Por vetëm në fillim të viteve ’90 nisi të binte në sytë e autoriteteve.

Në vitin 1992 u arrestua dhe u premtoi autoriteteve se do i ndihmonte me informacione për mafian shqiptare.

Në të vërtetë ai i mashtroi pasi nuk u dha ndonjë informacion të veçantë, përveç disa detaje për grupe të vogla kriminale.

Pas dëbimit nga SHBA, ai u rikthye sërish. Në vitin 1994 u martua me vajzën e një polici në Florida. Ai u hoq si biznesmen.

Për shkak të stilit të shfrenuar të jetës, ai njihet edhe si Majkëll Bugati.

Në Kroaci ka një vilë superluksoze, prej nga e drejtonte shpesh aktivitetin kriminal.

Sipas Europol, avionët privatë me drogë në bord janë nisur disa herë nga Amerika me drejtim Europën në vitin 2018.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...