Kultivim dhe trafikim narkotikësh, prangosen 2 persona në Mat

Tuesday, 12 November 2019 14:29

Gjatë një operacioni policor në Mat janë arrestuar dy shtetas, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

“Autorët u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të një shume eurosh dhe lekësh, të përfituara nga veprimtaria kriminale”.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

 

Mat

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ulëza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Operacioni i ndjekur me metoda proaktive prej 6 muajsh dhe gjatë kësaj periudhe janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Me finalizimin e operacionit u kapën dhe arrestuan dy shtetas, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Autorët u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të një shume eurosh dhe lekësh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Sekuestrohet një sasi vlerash monetare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, pas 6 muajsh hetime, të ndjekura me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, kanë finalizuar me sukses operacionin policor "Ulëza", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. T., 32 vjeç dhe N. T., 33 vjeç, banues në Ulëz, Mat.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. Ll, 29 vjeç, banues në Baz, Mat.

Si rezultat i ndjekjes së këtyre procedimeve me teknika speciale prej 6 muaj, më datë 11.11.2019, në afërsi të shkollës së mesme të Njësisë Administrative Baz, këta shtetas janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në momentin që po shkëmbenin një sasi lekësh me njëri- tjetrin, e cila dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. 

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të njësive administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia gjatë kontrolleve të territorit.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 6 400 euro, 24 100 lekë, 45 gram lëndë narkotike, 1 orë dore dhe 1 aparat celular.

Policia e Matit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, po punon intensivisht për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...