“Duhet të iki, tutori po më merr në telefon”, 33-vjeçarja kërkon ndihmë: I dashuri po më shfrytëzon për prostitucion në Gjermani, dua të kthehem

Tuesday, 12 November 2019 14:33

Historia e dhimbshme e një 33-vjeçareje ka ardhur sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24. 33-vjeçarja me inicialet A.M. ka denoncuar në redaksinë e emisionit të ashtuquajturin të dashurin e saj që e shfrytëzon prej një muaji e gjysmë për prostitucion në Gjermani.


Një histori dashurie që do të nisë në qytetin e Fierit gjatë pushimeve verore do të kthehet në makth për vajzën e cila braktisur nga të gjithë kërkon ndihmë.
Varfëria dhe jetesa e vështirë me burrin do ta joshë 33-vjeçaren drejt një tjetër njohje më premtuese për të ardhmen. I dashuri që sapo kishte njohur në Fier i thotë vajzës se do të marr në Gjermani që të ndërtojmë të ardhmen bashkë, do të punojnë punë të ndershme dhe të jetojnë të lumtur dashurinë e tyre.

Kur A.M. mbërrin në Gjermani ëndrra e bukur do t’i kthehet në një makth pasi përballet me një realitet të tmerrshëm dhe dhunues. I dashuri i saj do ta detyrojnë vajzën që të dalë në rrugë të punojë kundër vullnetit të saj. Për këtë dashuri, A.M. sakrifikon çdo gjë, por tani kërkon që të rikthehet në familje dhe te vajza që ndodhen në Greqi dhe prej disa kohësh ushqehen me mashtrime, pasi burri dhe vajza mendojnë se A.M. ndodhet me pushime në Gjermani.

Në një lidhje ‘skype’ ajo ngre akuza të rënda për personin që e shfrytëzon dhe dhunën shtazarake dhe kërkon ndihmë urgjente për t’u kthyer në Shqipëri.
“Më rrihte, më përplaste. Më ka vendosur edhe këpucën në fyt. Kemi qenë ne Greqi bashkë para se të shkonim në Gjermani. Më mashtroi, kur ka lekë sillet mirë, kur nuk ka më thotë mua që duhet të punoj unë të siguroj lekët. Nëse nuk dal në rrugë ai më rreh. Ndonjëherë i siguroj lekët, ndonjëherë nuk i siguroj. Dje luajti bixhoz, më kërkonte lekë të tjera. Me thotë do shkosh këtu do punosh këtu. Ai përmes telefonit me gjen klientë së bashku me shokët e tij”, tha 33-vjeçarja në një lidhje me ‘skype’.

 

Ajo tregoi më tej se si u njoh me personin që tani është kthyer në tutorin dhe dhunuesin e saj. “U njoha me të në ‘Facebook’, vjet shkuam në Greqi dhe atje punoja si punonjëse seksi. Unë mund të marr lekë sa për një kafe, asgjë tjetër, gjithë lekët i merr ai. Në Greqi kemi qëndruar 7 muaj, edhe atje klientët i gjente ai bashkë me shokët e tij.
Pastaj më nisi në shtëpinë time. Familja ime nuk dinte asgjë, heshta për hir të fëmijës tim. Ai mu betua se do rinisnim dhe një herë. Unë isha e martuar në Shqipëri, bashkëshortin e kam njohur me mblesëri. Ishim familje e varfër, prindërit e bënë për hir të ekonomisë. Ai më mashtroi dhe më mori në Gjermani”, deklaroi gruaja.

Ajo thotë se nuk njeh njeri në Gjermani dhe kërkon ndihmë sa më shpejt qoftë edhe duke e orientuar për ndihmë.
“Ju lutem më ndihmoni sa më shpejt, unë nuk kam asnjë shoqe këtu, asnjë të njohur, gjuhën nuk e di, as rrugët asgjë. Nuk kam si të kërkoj ndihmë këtu se s’di si të flas. Edhe sot në mëngjes më ka dhunuar, para 3-4 ditësh më nxiu komplet. Janë të mbyllura edhe banka edhe kisha, në bankë s’më lejon njeri të futem”, tha ajo.

33-vjeçarja është detyruar të ndërpresë lidhjen me ‘skype’ pasi tutori po e kërkonte.
“Tani më duhet të largohem sepse tutori im po më merr në këto momente në telefon. Më pyet në telefon më thotë ‘Ku je’. I thashë që po pi kafe dua të qetësohem. Unë dua të rikthehem tek familja ime që sot. Vetëm 100 euro kam me vete, 70 euro këtu bën vetëm hoteli s’kam ku të shkoj”, tha e dëshpëruar gruaja.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...