“Protesta ka qenë e pazakontë”, Gjekmarkaj: Rezistenca e Astirit pa mbështetjen e opozitës nuk do zgjaste kaq shumë

Tuesday, 12 November 2019 23:25

Analisti Agron Gjekmarkaj i pranishëm në emisionin “Real Story” në News 24 , foli për rezistencën që kanë treguar banorët e “Astirit” në kauzën e tyre 1-vjeçare për mbrojtje të shtëpive. Ai tha se gjuha e banorëve e artikuluar ndaj kryeministrit Edi Rama ka qenë e ashpër, ndërsa rezistencën e tyre e konsideroi si “të pazakontë”.
“Kjo ka qenë protesta më e pazakontë për kohëzgjatjen dhe për rezistencën e treguar. Ndaj kryeministrit, gjuha e tyre ka qenë shumë e ashpër. Shteti mund t’i mundë 200 persona, sidomos me këtë organizim spektakolar që bëri sot. Ai do të japë në shoqëri mesazhin e forcës. Ai ka menduar se ky operacion duhet të ndërmerrej, sepse i ka pikat e ulëta kudo”-tha ai.

Por çfarë roli ka luajtur opozita në protestën e “Astirit”, Agron Gjekmarkaj tha se korrupsioni në këtë arterie rrugore është zbuluar fillimisht nga njerëz që janë pranë Partisë Demokratike. Sipas tij, protesta e “Astirit” nuk do zgjaste kaq shumë nëse nuk do kishte mbështetjen e fortë të opozitës.
“Sa i përket kësaj që pyetët për opozitën. Unë mendoj që së pari opozita ka zbuluar e para skandalin që folëm. Është zbuluar nga njerëz pranë opozitës. Nëse kjo protestë nuk do kishte mbështetjen e opozitës, ajo nuk do kishte zgjatur një vit.Opozita i ka mbështetur maksimalisht dhe nuk i ka lënë në baltë. Gjëja më e ndershme që prezanton ajo është dëmshpërblimi. Kjo është gjëja më ndershme. Qeveria nuk po bën kompensim real. Qeveria ka si instrument dhunën, ndërsa opozita ka si instrument fjalën. Thelbi është që janë goditur në mënyrë të padrejtë dhe pa u konsideruar si qenie humane”- shtoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...