AP dhe ambasadat dënojnë sulmin mbi pjesëtaren e LGBT

E mërkurë, 13 November 2019 08:46

Avokati i Popullit njoftoi sot se dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj pjesëtares së komunitetit LGBTI në Shqipëri. Fjala është për një pjesëtare të komunitetit të quajtur Anxhela, e cila është dhunuar për shkak të pjesëmarrjes së saj në paradën e fundit të lesbikeve në Tiranë.

“Avokati i Popullit, thuhet në njoftim, -  nxit institucionet publike, Policinë e shtetit, prokurorinë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese që ta zbardhin sa më parë ngjarjen duke u dhënë një ndëshkim shembullor personave përgjegjës për këtë akt turpërues dhune si fizike ashtu dhe psikologjike.

Avokati i Popullit do të vazhdojë të kërkojë në çdo rast e rrethanë, respektimin dhe garantimin e te drejtave të komunitetit LGBTI që janë të drejta të njeriut.”

Kjo deklaratë erdhi pasi Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi bëri të ditur dhe dënoi me ashpërsi sulmin fizik e psikologjik ushtruar ndaj Anxhela H., pjesë e komunitetit transgjinor në Shqipëri

Sipas Komisionerit, “pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, sepse morin pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.
Komisioneri Dr. Gajda nxit Policinë e Shtetit dhe prokurorinë e Tiranës të marrin masa për të identifikuar personat që kryen aktin e pashembullt të dhunimit, diskriminimit dhe përndjekjes së Anxhelës.

Aktet e dhunës, diskriminimit dhe krimet e urrejtjes ndaj komunitetit transgjinor, çdo komuniteti tjetër apo grupi vulnerabël është e papranueshme në një shoqëri demokratike që aspiron standarte të larta të respektimit të të drejtave njerëzore.”

Për dhunën e ushtruar nga pjesëtares së komunitetit LGBT kanë reaguar edhe dy ambasada në Shqipëri:

Ambasada holandeze u shpreh: “Të shokuar nga ky akt dhune kundër nje anëtareje të komunitetit transgjinor ne Shqiperi, Ambasada holandeze mbështet deklaratën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, që dënon sulmin dhe i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të marrin masat e duhura. Gjithsecili duhet të jetë i lirë të jetë vetvetja dhe të dashurojë këdo që dëshiron!

Ambasada e Suedisë po ashtu lëshoi një deklaratë në të cilën theksoi se “dhuna nuk duhet kurrë të tolerohet. Ne dënojmë fuqimisht sulmin e rëndë ndaj Anxhelas, anëtare e komunitetit LGBTI në Shqipëri. Dhunuesit duhet të sillen para drejtësisë. Anxhela, ne ecëm përkrah teje në marshimin e parë të Lezbikeve javës së kaluar dhe do ta vazhdojmë rrugën tonë në mbështetjen e palëkundur për komunitetin LGBTI në Shqipëri.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...