Rama thellohet në paligjshmëri, urdhëron veglën e zgjedhur të betohet te noteri

E Enjte, 14 November 2019 12:06

Arta Vorpsi, të cilës Kuvendi i dha mandatin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese duke i marrë kompetencat e Presidentit të Republikës, ka kryer paraditen e së Enjtes një veprim ekstra-procedurial, nëpërmjet të cilit konfirmon se nuk njeh ose nuk vlerëson të zbatojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Me një veprim të paparashikuar në asnjë normë kushtetuese dhe ligjore, Vorpsi ka njoftuar institucionet më të larta shtetërore se ka konfirmuar mandatin, që u njoftua publikisht nga Kuvendi, në një zyrë noteriale.

Në këtë mënyrë, Arta Vorpsi shkel Kushtetutën që në shfaqjen e parë të saj. Neni 129 i Kushtetutës parashikon se “Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese marrin detyrën pasi bëjnë betimin tek Presidenti i Republikës”.

Pikërisht, këtë parashikim kushtetues, Arta Vorpsi ka zgjedhur që ta anashkalojë me vetëdije të plotë, duke vënë në pikëpyetje në këtë mënyrë aftësitë profesionale të saj.

Vorpsi u kualifikua nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi si kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht se ajo kishte dështuar në testin e Shkollës së Magjistraturës për të marrë pikët e nevojshme që u duhen studentëve të rinj për t’u pranuar në atë institucion.

E, megjithë rezultatin e dobët për një student, Arta Vorpsi u kualifikua si kandidate potenciale për në gjykatën më të lartë të vendit, në atë Kushtetuese.

Boldnews.al” ka raportuar rreth dy muaj më parë për rezultatin e Vorpsit në Shkollën e Magjistraturës. Raportimi ishte i shoqëruar me dokumenta ekskluzive të rezulteve të testimit, në të cilin, si Vorpsi, ashtu edhe anëtarja e sapo-zgjedhur e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, nuk arritën të merrnin pikët minimale për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës.

Vorpsi dhe Toska, dy këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, ishin pjesë e një testimi nga Shkolla e Magjistraturës në Maj 2018 së bashku me mbi 45 ndihmës ligjorë të tjerë në institucionet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Testimi u organizua në përmbushje të përcaktimeve të ligjit të Vetingut, sipas të cilit, ndihmësit ligjorë që arrin një minimum prej 60 pikësh, si edhe kalonin me sukses procesin e rivlerësimit, kishin mundësinë të fitonin statusin e magjistratit.

Juristet Arta Vorpsi dhe Elsa Toska kanë marrë përkatësisht 56 dhe 57 pikë, rezultat më i ulët sesa limiti minimal prej 60 pikësh nga 100 të mundshme, që kërkohet për pranimin e studentëve të rinj në Shkollën e Magjistraturës.

Në nenin 25 të Rregullores së Shkollës së Magjistraturës, parashikohet mënyra e vlerësimit të testimit për subjektet ex officio (përfshirë këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese), si edhe niveli minimal i pikëve për kalimin e provimit.

“Në fazën e parë, teza e testimit elektronik…vlerësohet maksimalisht me 100 pikë dhe ka të njëjtën strukturë dhe të njëjtin vlerësim si teza e testimit të pranimit për kandidatët për magjistrat …”, thuhet në pikën 4 të këtij neni. Ndërsa “në fazën e dytë, testi profesional …. vlerësohet në maksimum deri në 200 pikë”.

Gjithnjë sipas përcaktimeve të Rregullores, “Subjektet…të cilët kanë marrë të paktën 60 pikë në testimin elektronik dhe mbi 60 për qind të pikëve të testimit profesional, dhe pasi kanë marrë konfirmimin në detyrë nga institucionet e rivlerësimit, kanë të drejtë të ndjekin programin dyvjeçar të trajnimit teorik dhe të praktikës profesionale në Shkollën e Magjistraturës”.

Në bazë të këtyre përcaktimeve, konstatohet qartë se faza e parë e testimit është e njëjtë me atë që aplikohet për studentët e rinj të Shkollës së Magjistraturës, përfshirë edhe limitin e nevojshëm minimal për kualifikim, 60 pikë.

Pikërisht, në bazë të këtyre parashikimeve, subjektet Arta Vorpsi dhe Elsa Toska, nuk do të ishin pranuar në Shkollën e Magjistraturës, nëse ato do të kandidonin si studente, për shkak se kanë marrë më pak pikë se niveli minimal i pikëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...