"Mesazhi i zi i Vorbsit"

E Enjte, 14 November 2019 12:12

Arta Vorpsi, të cilës Kuvendi i dha mandatin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese duke i marrë kompetencat e Presidentit të Republikës, ka kryer paraditen e së Enjtes një veprim ekstra-procedurial, nëpërmjet të cilit konfirmon se nuk njeh ose nuk vlerëson të zbatojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Me një veprim të paparashikuar në asnjë normë kushtetuese dhe ligjore, Vorpsi ka njoftuar institucionet më të larta shtetërore se ka konfirmuar mandatin, që u njoftua publikisht nga Kuvendi, në një zyrë noteriale. Në këtë mënyrë, Arta Vorpsi shkel Kushtetutën që në shfaqjen e parë të saj. Neni 129 i Kushtetutës parashikon se “Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese marrin detyrën pasi bëjnë betimin tek Presidenti i Republikës”.

Ky veprim u komentua edhe nga gazetari Ylli Dylgjeri i cili e quan një mesazh të zi në dështimin e shtetit.

Postimi i Dylgjerit:

Mesazhi i zi i Vorbsit

Betimi u gjyqtares Arta Vorbsi te Noterja
ishte edhe një herë një mesazh i zi i dështimit të shtetit, i dështimit të drejtësisë. Vorbsi me betimin e saj te Noteri i tha publikut se nuk i njeh institucionet; nuk e njej ligjin; nuk njeh Kushtetutën; nuk njeh bariun e saj Presidentin
e Republikës; nuk njeh votën popullore.
Me këtë akt ajo i tha botës se në Shqipëri nuk ka institucione.
Arta Vorbsi sot u rrëzua sërisht.

Modifikuar më E Enjte, 14 November 2019 12:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...