Unaza e Re në “qiell të hapur”, banorët roje e shtëpive të rrënuara

Premte, 15 November 2019 18:49

Pas aksionit të IKMT-së në zonën e Unazës së Re, situata është e ndarë në dy realitete të ndryshme. Disa prej banorëve nuk kanë pranuar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke vijuar të qëndrojnë tek rrënojat. Ndërsa banorë të tjerë largojnë vetë materialet për ti hapur rrugë zbatimit të projektit. IKMT në aksionin e fundit e çon numrin e banesave të shembura në 35.

Banorët e Unazës së Re, të cilëve iu janë shembur shtëpitë gjatë aksionit të IKMT-së, nuk kanë pranuar të largohen nga prona e tyre teksa qëndrojnë pranë rrënojave.

Kjo familje ka ndërtuar murin ndarës me rrugën.

Gjatë ditës qëndrojnë rreth tavolinës të shpëtuar para shembjes së shtëpisë.

Ndryshe nga familjarët që qëndrojnë në banesat e tyre edhe pas shembjes, banorë të tjerë kanë larguar vullnetarisht orenditë dhe sendet, për ti hapur rrugë zbatimit të projektit.

Unaza e Re u rrethua sërish nga forcat e policisë rreth orës 5 të mëngjesit ku IKMT ka vijuar aksionin për shembjen e banesave të reja, duke e çuar numrin e godinave të shembura në 35.

Pavarësisht se ishin lajmëruar, banorët nuk kanë mundur të largojnë sendet nga godinat e tyre.

Pas shembjes ata tentojnë të nxjerrin disa prej sendeve që mund të kenë shpëtuar pa u dëmtuar.

Aksionin e të premtes banorët e Unazës së Re e quajnë të paligjshëm.

"Punojnë si kaçakë në orën 5 të mëngjesit. Orari i punës fillon 8 me 4. Ata në 5 të mëngjesit sjellin fadromat. Çfarë bashkëpunimi kanë ata? Nuk jemi njoftuar. Ka shtëpi në rreshtin e dytë që nuk u është vënë kryqi herën e parë dhe nuk e ka ditur do ti prishet apo nuk do ti prishet. Ata vetë nuk janë të qartë se çfarë do të bëjnë. Nuk vinë me një projekt në dorë, ai projekti këtu kalon dhe kaq".

Puna në Unazën e Re pritet të vijojë sërish me prishje të tjera, ndërsa banorët, të cilëve do u shemben shtëpitë dhe bizneset do të duhet të braktisin lagjen ku kanë jetuar e punuar prej më shumë se 20-vitesh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...