Një aksident i rëndë është regjistruar para pak minutash te Rruga e Kombit, për pasojë ka ndërruar jetë një person.
Një mjet ka përplasur një këmbësore, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gëziq të Mirditës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.