Kreu i shtetit Ilir Meta do të presë sot në orën 12:00 në ish-Presidentin Bujar Nishani. Sipas burimeve, takimi midis tyre ndodh në kuadrin e konsultimeve që Meta po zhvillon me figura të larta dhe personalitete të politikës së vendit, për t’i dhënë zgjidhje krizës së rëndë politike në vend dhe tentativave të kryeministrit Edi Rama për të kapur institucionet dhe së fundmi, edhe Gjykatën Kushtetuese të vendit.
Më herët Meta është takuar më vete dhe ka diskutuar gjatë e gjërë, me dy ish-presidentë, Rexhep Meidanin dhe Sali Berishën.