Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra ish-prokurorin Besnik Muçi, aktualisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Seancën e shkuar palët dhanë konkluzionet përfundimtare. Komisioneri Publik nuk është tërhequr nga kërkesa e tij, pas vendimit të KPK-së për largimin e Muçit nga sistemi, ndërsa vetë ish-prokurori ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KPK-së dhe konfirmimin në detyrë.
Sipas Komisionerit, subjekti ndodhet në kushtet e mosdeklarimit të saktë të pasurisë, pasi nuk e justifikoi plotësisht atë.
Nga krahasimi i deklaratës së vitit 2006 me deklaratën në vetting ka mospërputhje, ndërsa nuk ka dokumentacion të mjaftueshëm për huatë e marra.
Ndërkohë vetë Muçi ka kërkuar konfirmimin në detyrë, duke i cilësuar të pasakta konstatimet e Komisionerit.
Një seancë me parë ai paraqiti në KPA bilancin e një kompani turke, e cila ka lidhje me një nga huamarrësit e tij, por ajo nuk u pranua si provë nga Kolegji.