Banditët shqiptarë përleshen me policinë, ja çfarë iu gjet gjatë kontrolleve

E Enjte, 21 November 2019 23:00

Policia italiane ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Perugias katër shqiptarë, pjesë e një bande që merreshin me grabitjen e banesave si edhe me transportin e armëve të zjarrit.

Personat e ndaluar janë të moshës 27-25 vjeç.

Edhe pse ishin të papunë dhe qëndronin në mënyrë të paligjshme në shtetin italian, shqiptarët akuzohen për disa vepra penale si vjedhje banesash, transportin e paligjshëm të armëve të zjarrit, mbajtje e pajustifikuar e mjeteve të vjedhjes, marrjen e pllakave të vjedhura, armë të vjedhura, mbajtja e dokumenteve false si dhe posedim të lëndëve narkotike.

 

Shqiptarët u pikasën pas disa vjedhjeve që ndodhën në Fabriano pasditen e djeshme, ku policia përgjoi një Alfa Giulietta të raportuar nga banorët që u pa duke shëtitur në një zonë lokale.

Automjeti ishte pajisur me targa të vjedhura në të njëjtën ditë në Castelbellino, dhe ishte drejtuar në një banesë në Assisi (Pg).

Pesë persona zbritën nga mjeti duke marrë me vete disa çanta.

Në momentin kur po shkonin në shtëpi karabinierët i urdhëruan që të ndalen dhe të tregojnë dokumentet.

Tre nga pesë personat e ndaluar janë përleshur me policinëm ndërsa dy prej tyre mundën të shpëtojnë.

Pas kontrolleve, karabinierët gjetën një mulli në automjet me disqe të ndryshëm, një “shufër”, një seri kaçavidash, kapele dhe mjete të tjera për thyerje.

Në rripin e pantallonave të një 27-vjeçari, një pistoletë Beretta – kal. 7.65 (vjedhur me 6 korrik 2019, në Ancona, gjatë një vjedhje shtëpie).

Më pas, në shtëpi u gjetën argjendari dhe stoli të shumta të arta dhe të çmuar, pajisje portative për skanues radio, pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi të rreme të lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Më pas policët arritën dhe bllokuan një anëtar të katërt të bandës, gjatë kontrollit burrit iu gjet në posedim një sasi prej 165 gram marijuanë, 4 780 € në para, si edhe një bllokues për të përgjuar komunikimet, stoli të dukshme ari me një peshë totale prej rreth 1 kilogram, si edhe shumë sende të çmuara e bizhuteri.

Në Spoleto (Pg), në një dyqan, karabinierët sekuestruan një Audi A4 S4, drejtuar drejt një zone të Romës për të kryer grabitje në provincat e Ankonës dhe Maceratës. Nga fotoja sinjalizuese e 39-vjeçarit, doli se ai ishte dënuar nga gjykata me masën e paraburgimit, lëshuar në 23 Mars 2018.

Për të katërt këta persona, gjykata ka vendosur që të dërgohen në burg.

Tre të parët në Perugia – Capanne, ndërsa personi i katërt në Spoleto. Autoritetet italiane thanë se kanë bllokuar mallrat e vjedhura dhe se do të përpiqen që atë t’ua kthejnë qytetarëve.

 

 

Login to post comments