Raporti i OBSH/ Fëmijët më aktivë në botë, Shqipëria renditet e gjashta

Premte, 22 November 2019 10:30

Adoleshentët në Korenë e Jugut janë më dembelët në botë, sipas një studimi global ndërsa Shqipëria renditet në listën e vendeve më me shumë aktivitet fizik.
Një ndarje e niveleve të aktivitetit fizik nga një vend tek tjetri ka zbuluar se vetëm një në pesë 11-17-vjeçar bëjnë ushtrime fizike për të qëndruar të shëndetshëm.
Në disa vende, të udhëhequr nga Koreja e Jugut dhe përfshirë Filipinet, Kamboxhian dhe Sudanin, më shumë se 90 për qind e adoleshentëve janë joaktivë. Në Mbretërinë e Bashkuar 79.9 për qind e adoleshentëve bëjnë ‘aktivitet të pamjaftueshëm fizik’, thuhet në raport.

Ndërkohë, SHBA tejkaloi pothuajse çdo vend në Tokë me vetëm 72 për qind të fëmijëve joaktivë – më të lartë se Bangladeshi, Sllovakia dhe Irlanda.
Ekspertët thanë se statistikat ishin ‘shqetësuese’ dhe se inkurajimi i të ushtruarit është thelbësor për shëndetin e fëmijëve dhe për të shmangur obezitetin, raporton “BalkanWeb”.

“Fëmijët që janë më aktivë kanë shëndet më të mirë dhe mirëqenie dhe në përgjithësi mësojnë më shumë në shkollë”, tha profesori Russell Viner, presidenti i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve.

“Ne duhet ta bëjmë më të lehtë për fëmijët dhe të rinjtë të kenë jetë aktive dhe të shëndetshme”.
Studiuesit nga Organizata Botërore e Shëndetit kanë prodhuar raportin i cili përshkruan nivelet shqetësuese të dembelizmit të adoleshentëve në të gjithë botën, raporton “BalkanWeb”.

Aty nënvizohet se të gjithë fëmijët midis moshës 11 dhe 17 vjeç duhet të bëjnë të paktën një orë stërvitje çdo ditë, por në realitet vetëm rreth 19 për qind e menaxhojnë atë. Lista e vendeve me fëmijët më aktivë kryesohet nga Bangladeshi pasuar nga Sllovakia. Shqipëria renditet në vendin e gjashtë në listën e adoleshentëve që bëjnë më shumë aktivitet fizik.

Autori i studimit Dr Regina Guthold shprehet se: ‘Tani është e nevojshme veprimi urgjent i politikës për të inkurajuar dhe rritur aktivitetin fizik, veçanërisht për të promovuar dhe ruajtur pjesëmarrjen e vajzave në aktivitetin fizik’.
Dr Guthold dhe ekipi i saj thanë që aktiviteti fizik ishte i rëndësishëm për zhvillimin e zemrës, mushkërisë, eshtrave dhe muskujve të të rinjve dhe mbajtjen e tyre në një peshë të shëndetshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...