Ndonëse shumë flitet se fëmijët dhe të rinjtë nuk i prek koronavirusi, ose nëse ndodh, me shenja të lehta, rastet në Itali tregojnë krejt të kundërtën. Mësohet se në shtetin italian janë 2 mijë fëmijë dhe të mitur të prekur, ndërkohë që 60 prej tyre ndodhen në spital. Po ashtu nga të dhënat, bëhet e ditur se në mesin e të prekurve, 44 janë foshnje të porsalindura
Gjatë një konference për media, mjeku pediatër në Itali, Alberto Villani, pohoi se në kohën e epidemisë së COVID-19 është e nevojshme që fëmijët të vaksinohen sipas programit të parashikuar.
“Çdo proces i vaksinimit mund dhe duhet të vazhdojë. Do të thosha edhe më shumë në këtë periudhë. Të gjithë ata që duhet të vaksinohen gjatë vjeshtës duhet të bëhen gati ta bëjnë një gjë të tillë. Asnjëherë, si këtë vit, nuk do të jetë më e rëndësishme që fëmijët të vaksinohen”, tha pediatri Villani.