Tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri

Hënë, 13 Prill 2020 14:41

Tjetër viktimë nga covid 19 në Shkodër.

Shtetasi me inicialet M. S., i cili ishte i shtruar në repartin e reaminacionit në Spitalin e Shkodrës mësohet ka ndërruar jetë, mëngjesin e sotëm.

Burime pranë bluzave të bardha bëjnë me dije se viktima ndërroi jetë në orën 4 e 30 minuna të mëngjesit të sotëm.

Pacienti ishte pozitiv me covid 19. Mostra e pacientit për të bërë analizat ndaj covid është marrë mëngjesin e djeshëm ku ka rezultuar pozitiv me covid.

Ndërkohë sa i takon pacienteve të tjerë në Shkodër, mësohet se dy prej të shtruarve janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar pasi rezultojnë pozitiv.

Aktualisht në Shkodër ndodhet vetëm 1 prekur me Vovid 19, i cili po trajtohet në repartin e dializës.

Login to post comments