Banda shqiptare e trafikut të drogës, tregti mes Italisë, Francës dhe Zvicrës, ku i kishin fshehur 100 mijë euro

Premte, 22 November 2019 12:47

Sërish një grup shqiptarësh janë bërë pjesë e një skeme të trafikut të drogave të forta në Europa. Policia franceze ka goditur një grup të trafikimit të kokainës dhe heroinës, që furnizonte tregun e Haute Savoie, në Francë, përmes Italisë e duke kaluar më pas nëpër tunelin ‘Mont Blanc’. Në total vlera e kokainës, heroinës dhe parave të thata të sekuestruara kap shifrën e afro 500 mijë eurove.

Si i pastronin paratë

 

Të martën (19 nëntor) dy të rinj shqiptarë, që ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Mercedes” u ndaluan në hyrje të tunelit. Ata ishin nisur drejt Italisë dhe me vete mbanin 100 mijë euro. Paratë i kishin fshehur në motorin e makinës. Çdo tre javë të dy shqiptarët me një vizë turistike mbërrinin në Francë dhe transportonin heroinë e kokainë. Ata e dorëzonin lëndën narkotike tek dy bashkatdhetarë të tyre. Bashkatdhetarët pastronin paratë duke blerë me para në dorë makina të shtrenjta, në Zvicër, më pas ata i rishisnin makinat sapo ktheheshin në Shqipëri.

Sekuestrimi

Shqiptarët një banesë në Saint-Julien, afër kufirit të Zvicrës e përdornin si laborator të drogës. Gjatë kontrollit ushtruar në banesë policia gjeti dhe sekuestroi 60,000 euro para të thata, 1.5 kg heroinë, 1.7 kokainë. Të katër shqiptarët u arrestuan.

Image

 

© SYRI.net

Modifikuar më Premte, 22 November 2019 12:47
Login to post comments