I dënuar për prodhim të lëndëve narkotike, arrestohet 62 vjeçari në Krujë

Premte, 22 November 2019 13:11

Policia e Krujës ka arrestuar ditën e sotme një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Mësohet se 62 vjeçari me iniciale 'M.M.', është gjetur në banesën e tij në Qerekë.

Sakaq, sipas policisë i arrestuari ka qenë i dënuar në vitin 2017 me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale 'Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Krujës kap dhe ndalon një të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas i kërkuar ndodhej në banesë, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit

M., 62 vjeç, banues në Qerekë, Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2017, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Login to post comments