Shqiptari trondit Gjermaninë/ Nuk e lënë të futet në lokal, godet me gur në kokë...

Diel, 24 November 2019 21:47

Një 24-vjeçar shqiptar, i akuzuar për plagosje të rëndë, është arrestuar nga policia në Dusseldorf të Gjermanisë.

Shqiptarin e dehur nuk e kishin lejuar të futej në një bar të qyteti. Ky ka qenë shkaku i ngjarjes.

 

I zemëruar, ai ka dalë jashtë dhe me një prej pllakave të trotuarit, goditi në drejtim të lokalit.

 

Pllaka goditi në kokë një grua 54-vjeçare, shkruan "Bild", raporton Syri.net.

Ngjarja shokoi të pranishmit, ndërsa pronari i lokalit tha se, kujtuan që gruaja vdiq.

Kjo e fundit u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa shqiptari do të përballet me drejtësinë për akuzën e "plagosjes së rëndë". /

Login to post comments