OSHEE e kryeqytetit ka njoftuar të gjithë abonentët e saj se në datat 26 dhe 27 nëntor 2019 do të ketë ndërprerje të dritave në disa zona të Tiranës.
Sipas OSHEE-së, dritat do të ndërpriten në rrugën “Gani Domi”, “Ali Demi”, pjesërisht zona e Kristalit, Pjesërisht rruga “Has Mema” pranë Bulevardit “Bajram Curri” si dhe pjesërisht rruga “Abraham Lincoln”.
Njoftimi i OSHEE:
Pershendetje
Njoftim për abonentët Tiranë
Stakim, data 26-27 Nëntor
Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 26-27 Nëntor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë
26 Nëntor
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Gani Domi”, “Ali Demi”
09:00 – 13:00
Pjesërisht zona e Kristalit
27 Nëntor
09:00-15:00
Pjesërisht rruga “Has Mema” pranë Bulevardit “Bajram Curri”
09:00 – 13:00
Pjesërisht rruga “Abraham Linkoln”, zona e Kristalit