“Assange mund të humbë jetën në burg, s’ka kohë për të humbur”, mjekët i dërgojnë letër autoriteteve britanike

Hënë, 25 November 2019 18:42

Themeluesi i “WikiLeaks”, Julian Assange, është aq i sëmurë, sa mund të ndërrojë jetë në burg nëse nuk merr trajtim urgjent mjekësor. Kështu thuhet në një letër të hapur dërguar të hënën autoriteteve britanike.

Më shumë se 60 mjekë i shkruajtën Sekretarit të Brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel, ku i shprehën “shqetësime serioze” në lidhje me gjendjen e Assange para se ai të dalë në gjyq, ndërsa vijon betejën kundër ekstradimit në Amerikë, ku atje akuzohet për veprën e “spiunazhit”.

“Mendimi ynë që Z. Assange kërkon vlerësim urgjent të ekspertëve mjekësorë, si për gjendjen e tij fizike ashtu edhe atë psikologjike. Sikur të mos bëhej një vlerësim dhe trajtim i tillë urgjent, ne kemi shqetësime të vërteta, mbi provat që janë aktualisht të disponueshme, që z. Assange mund të vdesë në burg. Situata mjekësore është urgjente. Nuk ka kohë për të humbur”-shkruajnë mjekët nga Britania e Madhe, Australia, Evropa dhe Sri Lanka.

Julian Assange aktualisht ndodhet i izoluar në një prej burgjeve të sigurisë së lartë në Britani të Madhe. Mjekët pretendojnë se themeluesi i Wikileaks vuan nga shqetësimet fizike, psikologjike, përfshirë dhe depresionin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...