Aksident fatal, vdes një person në Maminas

Hënë, 25 November 2019 19:49

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Sukth-Maminas. Sipas informacioneve paraprake, një makinë ka përplasur një këmbësor. Ky i fundit për pasojë ka ndërruar jetë.

Identiteti i viktimës ende nuk bëhet me dije por mësohet se ai ka mbetur i vdekur në vend menjëherë pas përplasjes. Sipas raportimeve nga vendngjarja, viktima është 73 vjeç.

Drejtuesi i automjetit mësohet se është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme hetimore. Policia dhe grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i Policisë

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 25.11.2019, ora 18:11, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.N.,47 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin B.P.,73 vjeç, banues në Goxhas, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...