“Donin të pushtonin Gjykatën Kushtetues”, Ilir Meta: Të vendosin qytetarët, unë jam me popullin shqiptar

Hënë, 25 November 2019 19:31

Presidenti Ilir Meta në një dalje publike në konferencë për mediat tha se kjo maxhorancë donte të merrte çdo lloj institucioni, madje të “pushtonte” edhe Gjykatën Kushtetuese.

Meta u shpreh se ka dy muaj që bën thirrje për dialog, e se ajo që po bën është se po fton qytetarët të flasin e të zgjidhin krizën e rëndë politike në vend.

“Bëhet fjalë që Shqipëria të qeveriset nga vetë shqiptarët për çdo gjë të bëhet ashtu siç duan qytetarët. Po ashtu, qytetarët duhet të zgjedhin edhe deputetët e jo të zgjidhen këta deputetë nga kryetari, i cili i përdor vetëm si servilë. Gjykatën Kushtetuese donin ta kthenin në Gjykatë Pushtuese. Ata njohin Dvoranin, drejtësinë e Dvoranin e jo drejtësinë e Kushtetutës. Pyetje jeni me presidentin apo me qeverinë. Të shkojmë te populli shqiptar.

Të ketë propozime dhe të vendosë populli shqiptar. Pse jo të bëhet referendum edhe që presidenti të ketë kompetenca m ë të vogla, pse jo. Doni referendum për Vjosën, çfarë të doni e bëjmë referendum. Populli shqiptar ka të drejtë për referendumin dhe unë jam me popullin shqiptar. Të bëhen edhe referendume rajonale. Presidenti ka bërë vetëm thirrje për dialog. Zgjidhja është vetëm referendumi”, tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...