Është identifikuar personi i parë i vdekur në tragjedinë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shqipëri, ku si pasojë e tërmetit të fuqishëm kanë humbur jetën deri tani zyrtarisht 18 persona.
Gruaja e cila është identifikuar në morgun e Lezhës është Bukurie Leka, 70 vjeç.
Trupi i saj është identifikuar nga familjarët e saj në morgun e Lezhës, ndërkohë që po në këtë morg janë edhe dy persona të tjerë të moshës 25-60 vjeç të cilët nuk janë identifikuar. pasi në spital nuk është paraqitur asnjë nga familjarët.