Flet sizmologu Koçi: Aktiviteti sizmik në rënie, tërmeti po e humb fuqinë goditëse

Tuesday, 26 November 2019 17:26

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit po monitoron të gjithë situatën e pas tërmetit dhe pasgoditjeve të lëkundjeve sizmike që prej orës 03:54 minuta të ditës së sotme.

Në një prononcim për ATSH, sizmolog i IGJEUM, Rexhep Koçi shprehet se tërmeti i regjistruar mëngjesin e sotëm, me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter, thellësi 40 km i lokalizuar në veri të Durrësit, u shoqërua nga një numër i konsiderueshëm pasgoditjesh, të cilat kanë qenë më të lehta çka provon rënien e aktivitetit sizmik gjatë ditës.

“Deri në orën 15:00 të ditës së sotme janë regjistruar 250 pasgoditje me magnitudë nën 5 të shkallës Rihter. Ne vazhdojmë të ndjekim situatën. Jemi duke monitoruar çdo moment, por trendi tregon që tërmeti është duke ulur fuqinë goditëse,” shprehet Koçi.
Ai deklaron se nuk ka vend për panik pasi pavarësisht momenteve me ndonjë impuls më të lartë, lëkundjet sizmike pas tërmetit të parë kanë qenë të gjithë poshtë magnitudës 5 Rihter.

“Nga tërmeti i 21 shtatorit aktiviteti sizmik në vendin ka qenë shumë aktiv, por sot ai u rigjenerua përsëri duke regjistruar këtë ngjarje kryesore,” pohon sizmologu.

Ai gjithashtu deklaron se tërmetet nuk mund të parashikohen por pas goditjes kryesore lëkundjet e mëvonshme nuk do të jenë aq të forta. “Shpresojmë që të mos jenë me impakt dhe me ndjeshmëri të lartë,” nënvizoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...