Një burrë, daja i 15-vjeçares Drita Cakoni, me foton e pasaportës në dorë bëri thirrje në media për gjetjen e mbesës së tij.
Drita ishte zhdukur së bashku me babain e saj Kastriot Cakoni, në Thumanë. Daja ka mundur ta gjejë mbesën të pajetë në morgun e spitalit të Lezhës.
“Kanë qenë rreth 3 persona që kërkonin familjarë të tyre. Nuk dihet pasi është thënë nga mjekët e Spitalit të Traumës që mund të ndodhen në spitale të tjera ose në spitale private. Rasti i fundit që ishte ai i dajës, që kërkonte mbesën e tij 15 vjeçare mori informacione që ajo ndodhen një Lezhë dhe e gjeti fatkeqësisht të pajetë, në morgun e spitalit të Lezhës.
Nuk mund të themi që 9 personat e dërguar në spital janë jashtë rrezikut për jetën, por po mbahen në kurim intensiv nga mjekët. Janë kryesisht persona që janë gjetur në rrënoja dhe kanë qëndruar më gjatë në rrënoja. Kanë dëmtime në trup, por edhe në kokë. është ende herët të themi që e kanë kaluar rrezikun për jetën”, u shpreh gazetarja.