Shënohet një tjetër viktimë në Thumanë. Gazetari Erjon Skëndaj tha në një lidhje live në emisionin “Real Story”, në News24, se kishte shumë shpresë që i riu të nxirrej i gjallë nga rrënojat, pasi ishte mbajtur prej orësh me pompën e oksigjenit.
Por, i riu me mbiemrin Çuka ka ndërruar jetë, pasi një copë betoni i kishte zënë pjesën e gjymtyrëve prej 17 orësh.
I riu ka luftuar deri në momentet e fundit, pasi ka komunikuar me ekipet shpëtuese, duke iu thënë se nuk i ndjente pjesët e poshtme të gjymtyrëve, por pak më parë ai ka mbyllur sytë përgjithmonë.