Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Kretës në Greqi, duke shkaktuar lëkundje sizmike edhe në vendin tonë. Sipas të dhënave të sizmiologjisë, tërmeti në Kretë ka qenë me magnitudë 6 të shkallës Rihter, në një thellësi prej 56 kilometra nën tokë.
Mediat greke nuk raportojnë ende nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.
Lëkundjet e forta sizmike me epiqendër në Greqi, u ndjenë edhe në Shqipëri. Kryesisht në Jug të vendit, qytetarët thonë se ndjenë lëkundje të forta.
Valët sizmike u ndjenë deri në Shqipërinë e mesme, duke shkaktuar sërish panik tek banorët e Tiranës.