Në një postim në rrjetin social “Facebook” grupimi i tifozëve Plisa ka shkruar se sipas tyre kanë përfunduar me sukses ditën e parë të aksionit për t’i ndihmuar familjet e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
“250 familje u furnizuan me gjërat elementare. Veshëmbathje, ushqim, higjienë, batanije dhe barna. Tashmë morëm rrugën për Prishtinë. Rrugës nuk po kthehemi të vetëm. Bashkë me ne i morëm 30 banorë të Durrësit për t’i strehuar në Prishtinë. Vazhdojmë nesër!”, kanë shkruar ky grup në faqen e tyre në Facebook.
Kujtojmë se gjatë ditës së martë, Plisat janë mobilizuar dhe kanë grumbulluar ndihma të ndryshme në Prishtinë për t’i dërguar në Shqipëri.