Nën rrënoja nuk gjenden veç trupat e pajetë të atyre që nuk i rezistuan tërmetit vdekjeprurës së 26 nëntorit. Por edhe historitë tragjike të tyre.
Dje në mbrëmje forcat e shpëtimit bënë të mundur nxjerrjen e gjallë nga rrënojat në një pallat në Durrës të një 30 vjecareje, Diena Mecaj Karanxha.
Në mëngjes, Diena, kishte humbur vajzën e saj Lean 8 vjec që e ka pasur të pamundur t’i rezistojë tërmetit vrastar.
Historia e familjes bëhet me tragjike kur mësohet se në 2015, Dienës i kishte vdekur bashkëshorti.
Diena, pasi mori vesh humbjen e së bijës, nuk e përballoi dot dhimbjen, mbylli sytë përgjithmonë në spital.