Pas tërmetit, për momentin vëmendja e opinionit publik është përqendruar tek operacionet e shpëtimit dhe te frika se toka mund të dridhet sërish. Por disa media të huaja po theksojnë se kostoja ekonomike e tërmetit do jetë stratosferike.
Tërmeti goditi zemrën ekonomike të Shqipërisë, Tiranën dhe Durrësin, ndërkohë që shumë godina kanë dalë jashtë funksionit.
Qeveria është zotuar se do ndërtojë banesat. Megjithatë, gazeta holandeze NOS, që ka intervistuar një holandez që jeton në Shqipëri, shkruan se njerëzit janë skeptikë.
Holandezi Henk van Bochove, që jeton në Durrës, tha: “Fillimisht pati dy goditje paraprake të lehta dhe qentë nuk pushonin. Më pas u zgjuam të gjithë dhe dolëm jashtë. Pasi del jashtë, e kupton se sa i vogël dhe i parëndësishëm je. Akoma jemi të shokuar”.
“Këtu në Durrës, apartamentet dhe muret janë rrëzuar. Ka shumë dëme nëpër banesa. Mund ta kuptosh që njerëzit janë nervozë. Ata rrinë jashtë dhe nuk duan të futen në godinat e larta. Një sizmiolog ka paralajmëruar për të tjera goditje.
Qeveria shqiptare ka premtuar ndihmë, por shumë shqiptarë janë skeptikë. Ata e premtuan diçka të tillë edhe pas tërmetit të fundit dhe pak gjë ka ndodhur. Njerëzit shpresojnë për ndihmë nga Europa”.