“Me atë forcë do ishin 300 viktima”, flet drejtori i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës në Itali: Toka do dridhet për muaj dhe vite

E mërkurë, 27 November 2019 11:09

Sizmologu Alessandro Amato, drejtues i Qendrës Alert Tsunami i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologëve ne nje interviste per mediat italiane per termetin tragjik qe goditi Shqiperine thekson se me nje force te tille goditese mund te ishin regjistruar 300 viktima. termet per vite “Me nje force te tille goditese mund te kishte 300 viktima. Nuk mund të thuhet se “shkoi mirë”, por sigurisht që mund të kishte qenë edhe më keq”, thote ai, ne nje interviste per median italiane, publikuar sot nga “Panorama”

Shqipëria, shpjegoi gjeologu dhe sizmologu Alessandro Amato ishte tronditur me heret ne shtator me nje termet me magnitude 5.4.

Pra, kjo pritej?

“Zona ishte tashme aktive për disa muaj, siç ishte rasti i tërmetit të gushtit në Amatrice, me madhësi 6.0, i cili u pasua nga ai i 30 tetorit me madhësi 6.5 (si ai i Durresit). Apeninët dhe Alpet Dinarike janë dy anët e së njëjtës pllakë, pllaka Adriatik, një grup blloqesh gjeologjike që lëviz drejt veriut dhe rrotullohet në drejtim të kundert te akrepave te ores.

Dhe pse nuk kishte termet edhe ne Itali?

Pllaka përfshin 1.000 km: por është bërë nga blloqe, të cilat lëvizin një pjezes e vogel ne kohe. Tërmeti i vitit 2016 në Itali përfshinte nje zone me te gjere, duke kapur edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi. Në 100 vitet e fundit ka pasur 7 tërmete me madhësi mbi 6. Më i forti, në 1979 në Mal të Zi: 135 viktima, 100 mijë persona të zhvendosur. Në Itali sistemi i goditjeve ndodhi ne Umbria ne 1997, L’Aquila 2009, Umbria 2016 … ».

Po deti? Si nuk ka pasur asnjë cunami?

“7 minuta nga tërmeti, ne dërguam një alarm nga Qendra e Alertit Tsunami, por atëherë nuk kishte asnje problem dhe ne e terhoqem. Ndodhi sepse epiqendra ishte nëntokësore dhe jo në det.

Si do të jete situata ne ditët e ardhshme?

Sipas te dheneva edhe statistikohe do te kete pasgoditje te tjera, vetem dje kane qene 250 dhe do te vijojne per muaj dhe vite. Eshtë normale. Me kalimin e kohës ato zvogëlohen në numër dhe madhësi, me një ligj pak a shumë të njohur, por nese do te kete me te forte, kjo nuk eshte per t’u perjashtuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...