Fajtori është Rama/ Mediat e huaja po na ndihmojnë të ngremë gishtin

Premte, 29 November 2019 16:32

Shqipëria ka nisur ngadalë të qartësohet pas goditjes fatale të 26 nëntorit, që mori dhjetëra jetë njerëzish.

Por përpara se të qartësohemi plotësisht, dhe para se të marrim guximin të ngremë gishtin siç duhet drejt fajtorit, mediat e huaja po bëjnë atë që kanë bërë mirë gjithmonë.

Me qartësinë e tyre, njësoj si në të shkuarën, po na tregojnë se pasojat e kësaj gjëme mund të ishin shumë më të vogla po të mos ishte për babëzinë korruptive dhe kriminale te ndërtimet.

Vërtet Zoti apo natyra sollën tërmetin, por shumë prej pasojave e kanë një faktor njerëzor.

Nuk është nevoja të vijë Euronews, as Al Jazeera dhe as gazeta Blick për të na treguar se korrupsioni galopant në fushën e ndërtimeve e ka një emër.

Nuk kanë nevojë të vijnë të huajt për të na thënë se për gati dy dekada, qytetet më të goditura nga tërmeti, Durrësi dhe Tirana, janë drejtuar nga socialistët.

Nuk është nevoja që të na e thonë të huajt se njeriu që është përfolur më shumë se e ka futur i pari virusin e korrupsionit masiv në ndërtim quhet Edi Rama.

As nuk ka nevojë të na thuhet se virusi i Tiranës është përhapur në çdo qytet tjetër ku kanë drejtuar socialistët duke e kalbur në themel pushtetin vendor.

Nuk është sërish e nevojshme që të na thuhet se babëzia e ndërtimeve me sfond kriminal vazhdon në dy kryeqendrat e Shqipërisë si kurrë më parë.

As nuk është e nevojshme të na thuhet se kjo qeveri e kishte kohën e duhur që të mos linte fakirët e tronditur nga tërmeti i shtatorit, që të vazhdonin të prisnin vdekjen nëpër godinat në prag të rrënimit.

Nuk është e nevojshme as të na thuhet se babëzia e pasurimit të shpejtë do të vazhdojë edhe me ndihmat e tërmetit dhe fondet për rindërtimin.

Të gjitha këto i dimë. Nuk ka njeri që nuk e di se kush e ka bërë ‘gati’ Tiranën e Durrësin për këtë katastrofë.

Të huajt po na ndihmojnë të marrim guximin dhe ta ngremë gishtin publikisht jo vetëm për të denoncuar autorët e kësaj masakre. Ata mund do vazhdojnë të habiten e ndoshta të zemërohem me këtë squlltësi të shqiptarëve. Tani është koha edhe të veprojmë vetë. Fajtorin e kemi para syve. Na del çdo sekondë ne ekran duke bërë sikur i dhimbsen njerëzit. Modelit korruptiv që ai ka mbjellë në Shqipëri i kishte dalë boja. Për fat të keq, tani po prodhon edhe viktima.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...