Si u shua familja Çupi, mbijetoi vetëm një djalë

Saturday, 30 November 2019 09:31

Një tjetër familje e goditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit ishte familja Çupi, me origjinë nga Mati, por banues në Thumanë prej dy dekadash.

Hajredin dhe Lutfie Çupi, 66 dhe 59 vjeç, humbën jetën së bashku me djalin e tyre, Klementin 34 vjeç.

Tërmetit i mbijetoi vetëm djali tjetër i tyre, Micoli 31-vjeçar. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës. Të afërmit ia kanë treguar të vërtetën e hidhur dhe mjekët me shumë vështirësi e kanë vendosur nën efektin e qetësuesve pasi mësoi për humbjen e rëndë.

Megjithatë ai kërkoi të ishte në varrim, por nuk mund të lëvizte. Klement Çupi sapo ishte kthyer nga Anglia. Ai punonte taksist në Oksford. Mediat e Oksfordit e kanë vlerësuar si një djalë të zgjuar dhe punëtor.

Familja jetonte prej 20 vitesh te pallati i shembur. Ajo nuk kishte mundësi financiare ta braktiste banesën pas tërmetit të 21 shtatorit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...