Gazeta italiane: Marjeta, gruaja e vdekur me tre fëmijë në krah

Saturday, 30 November 2019 09:52

Gazeta italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një shkrim tragjedisë që goditi familjen Lala prej tërmetit të datës 26 nëntor.

Marjeta kishte tre fëmijë në krahë, kur zjarrfikësit italianë e gjetën nën rrënoja. Flinte me ta në shtrat dhe më kot e mbuloi me trupin e saj Emilion e vogël 6 vjeç si dhe dy të tjerët binjakë 2 vjeç, Dionisa dhe Enis.

Amelia, vajza dhjetëvjeçare, e cila u gjet në orën dy të mëngjesit të ditës së djeshme në grumbullin e rrënojave që vetëm pak orë më parë ishte një një ndërtesë familjare pesë-katëshe e ndërtuar pa rregulla, si të gjitha shtëpitë e lagjes, pas rënies së komunizmit, në një ish-kënetë në Durrës, aty ku jetonin bretkosat deri në vitet 1990.

Të gjithë pjesëtarët e familjes Lala vdiqën, përveç Ramë Lala, i cili u nxorr nga rrënojat pas 14 orë gërmimesh.

Historia e familjes Lala ka shokuar gjithë Shqipërinë, është bërë mishërim i një tragjedie kombëtare që deri tani numëron 50 viktima.

Nëna Sadete, 79 vjeçe vdiq pranë djalit të saj Ilir, 52 vjeç. Ata u gjetën menjëherë sapo nisën kërkimet për të mbijetuar.

I vetmi i mbijetuar nga shembja e banesës së familjes 9 anëtarëshe, Lala në Durrës është 17-vjeçari Ramë Lala. Gjendja e tij shëndetësore nuk është paraqitur e mirë dhe pasditen e së enjtes ai është nisur drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar.

Jetën e Ramë Lalës, e ka shpëtuar një lavatriçe. Struktura metalike e kësaj orendie shtëpiake ka krijuar mjaft hapësirë sa për t’i mbrojtur trupin e tij.

Të vdekurit nga familja Lala

Ilir Lala (Ishte i paralizuar prej vitesh)

Marjeta Lala (Nëna e katër fëmijëve)

Emilio Lala 6 vjeç (Djali i Marjeta Lalës)

Enis dhe Dionisa lala (Binjakët e Marjeta Lalës)

Amelia Lala 9 vjeç (Vajza e Marjeta Lalës)

Griselda Lala 22 vjeç (Motra e Ramë Lalës)

Sadete lala 78 vjeç (gjyshja)

Modifikuar më Saturday, 30 November 2019 11:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...