“S’e besojmë që jemi gjallë”, rrëfimi dramatik i çiftit të strehuar në Berat pas tërmetit: Pas disa ditësh kemi arritur të flemë

Diel, 01 December 2019 12:10

Tërmeti i datës 26 Nëntor, i cili shkaktoi tragjedi të mëdha dhe panik tek qytetarët e prekur bëri që këta të fundit të zhvendosen drejt qyteteve të tjera të vendit. Shumë prej familjeve të prekura nga tërmeti, nga Durrësi dhe Tirana, janë zhvendosur ditët e fundit përkohësisht në qytetin e Beratit. Këtyre familjeve i janë shtuar edhe shumë familje beratase që prej vitesh ishin shpërngulur drejt kryeqytetit e që nga frika e tërmeteve janë kthyer pranë familjarëve. në qytetin e tyre të lindjes. Hotelet në Berat kanë hapur dyert për të pritur fluksin e personave të prekur, ndërkohë që kësaj nisme solidariteti i janë bashkuar edhe qytetarë beratas, të cilët kanë ofruar shtëpitë e tyre për t’i mirëpritur. Burimet zyrtare të bashkisë Berat konfirmojnë se mbi 200 qytetarë nga zonat e prekura nga tërmeti janë strehuar në familjet e thjeshta beratase dhe rreth 850 të tjerë janë akomoduar në hotelet e qytetit, ku nga ana e bashkisë i’u është ofruar edhe mbështetja me psikologë për të përballuar gjendjen e rënduar psikologjike.

Mes lotësh e dhimbjeje për çfarë përballuan, ata tregojnë momentet e tmerrit që përjetuan ditën e tërmetit. Selman Myslymi, banues në Durrës e që është akomoduar në një prej hoteleve në Berat, me bashkëshorten dhe vajzën e tij, përshkruan momentet kur ndodhi tërmeti. “Të tmerruar dhe në errësirë të plotë mezi mundëm të dilnim nga shtëpia së bashku me vajzën, na ruajti zoti”, -shprehen ata.

Duke treguar momentet e tmerrit që përjetuan nga tërmeti i fuqishëm që shkaktoi jo pak viktima, familjarë të tjerë nga Durrësi dhe Tirana, të akomoduar në Berat, ende nuk e besojnë që mbijetuan. “Kemi përjetuar mjaft tërmete por ky i fundit ishte i frikshëm, ende nuk e besojmë që jemi gjallë. Nga frika dhe paniku nuk kemi mundur të hamë asgjë, kemi pirë vetëm ujë. Jemi strehuar këtu në Berat dhe pas ditësh të tëra pa gjumë, këtu kemi mundur të flemë pak dhe të qetësohemi”, pohojnë ata.

Ata kanë shprehur falënderim për mikëpritjen dhe kushtet që u ka ofruar Berati në këto ditë të vështira për ta dhe kanë vlerësuar bujarinë e qytetarëve beratas që u kanë hapur dyert, pa u kërkuar asgjë në këmbim. Denisa Qerrja, tregon momentet e para kur familjarët e prekur nga tërmeti kanë mbërritur në hotelin e saj dhe kanë kërkuar ndihmë.

“Nuk mund ta përshkruaj dot momentin kur hoteli u pushtua nga familjet e prekura nga tërmeti. Ata ishin të trembur, me lot në sy e me fëmijë që vetëm dridheshin nga frika. U hapa dyert e hotelit, ku sot të 22 dhomat janë të mbushura me familjarë nga Durrësi e Tirana, të cilëve nuk u mungon asgjë”, shprehet Denisa.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...