Ditët e fundit për vendin tonë kanë qenë një makth, nga i cili nuk po zgjohemi dot.
Tërmeti shkatërrues u mori jetën 51 personave dhe mbi 900 të tjerë u plagosën.
Në këto ditë dhimbja është e madhe dhe të gjithëve na ka prekur situata.
Mes tyre edhe Lori Hoxhën e cila pavrësisht se ndodhet në Londër mendjen e ka pasur në Shqipëri pasi këtej ka edhe familje.
Blogerja ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram dhe tregon se ndihet e bekuar që ka pranë njerëzit e saj të dashur.
Me një foto të Sarës dhe dy vogëlushëve të saj, Lori ka zgjedhur të shkruajë disa fjalë që të bëjnë të reflektosh në këto ditë të vështira.
“Ju uroj të gjithëve një dhjetor të qetë e të gëzuar. Ndihem shumë e bekuar që kam njerëzit e zemrës pranë, shëndoshë e mirë. Shumë prej nesh nuk e patën atë fat, ndaj falenderoj Zotin çdo ditë. Ndihem e pafuqishme ndaj çdo gjëje që po ndodh, por lutem (e jo vetëm) që situata të lehtësohet dhe mund të gëzojmë aq sa mundemi jetën që kemi fatin të kemi”, shkruan ajo.