“Ndonjëherë nuk e dinë nëse po dridhet toka apo ata vetë”

Premte, 06 December 2019 13:30

Pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, një nga ekspertet e huaja që mbërriti në Shqipëri ishte edhe zvicerania Lea Moser Haug. Arkitektja erdhi si pjesë e Trupave Zvicerane për Ndihmë Humanitare. Ajo ka dhënë një intervistë për gazetën Landote.

Lea Moser Haug, ku shkuat në Shqipëri një ditë pas tërmetit. Si e përjetuat situatën në terren?

 

Dëshpërimi është i madh. Disa njerëz nuk dinë ku të flenë. Me shtëpinë shumë prej tyre kanë humbur edhe investimet e jetës. Shto këto paslëkundjet. Kishte dhjetëra prej tyre gjatë qëndrimit tim- dhe ato vazhdojnë ende. Kjo i shqetëson gjithashtu të prekurit, shumë prej tyre janë të traumatizuar. Ndonjëherë ata nuk e dinë nëse po dridhet toka apo po dridhen vetë ata.

Ju qëndruat në detyrë për një javë. Çfarë bëtë gjatë kësaj kohe?

Skuadra prej 15 anëtarësh dhe unë mbuluam rajonin rural të Krujës, afër Tiranës. Ekipi përfshinte inxhinierë civilë, staf të sigurisë dhe specialistë për strehimin e njerëzve. Unë u dërgova si specialiste e parave të gatshme.

Pra, ju shpërndatë para?

Përveçse për një çati mbi kokë, të prekurit duhet të mbulojnë nevojat e tyre të përditshme. Unë sqarova nevojat financiare të familjeve të prekura. Bëhet fjalë për mes 90 dhe 100 franga në muaj për person. Përfitimet e para për komunitetet më të prekura duhet të mbërrijnë deri në fund të kësaj jave.

Si po e përballojnë të prekurit situatën?

Në përgjithësi ekziston një pasiguri e madhe. Shumë prej tyre po kërkojnë mënyra për të ndihmuar veten ose për të siguruar ndihmë nga familjarët dhe miqtë. Por kjo nuk është një zgjidhje e përhershme. Në zonën rurale ku kam punuar, shumë njerëz kanë edhe kafshë gjithashtu. Ata nuk duan t’i lënë pas ato. Kjo është arsyeja se përse flenë në makina apo në kopsht.

Por tani vjen dimri...

Dhe ka nisur të ketë reshje të forta shiu. Kjo e përkeqëson edhe më shumë situatën. Njerëzit po ngrijnë që tani. Edhe pse nuk ka temperatura me minus, natën mund të zbresin deri në 5 gradë. Sigurisht kjo nuk do të përmirësohet në muajt e ardhshëm. Ende nuk është e qartë sesa kohë do që situata të kthehet në normalitet.

Si reaguan njerëzit ndaj ekipeve të ndihmës?

Ka shumë mirënjohje. Për ata që kanë humbur shtëpitë, dëshpërimi është shumë i madh. Sepse shumë nuk janë të siguruar dhe shtëpia shpesh është aseti më i rëndësishëm. Prandaj njerëzit reagojnë emocionalisht ndaj ndihmës. Ata nuk ndjehen vetëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...