Hile Zefi, është një 84 vjeç i cili u ka mbijetuar dy tërmeteve të fuqishme në jetën e tij; atij të vitit 1979 në 15 prill në Shkodër dhe atij të këtij viti më 26 nëntor me magnitudë 6.4.
Ky i moshuar fatlum edhe pse duket se `e ndjekin` tërmetet e mëdha duket, se 'ka lindur me këimshë'.
Zefi tregon se 26 nëntori e tronditi shumë atë dhe familjen e tij: Ajo ditë na tronditi shumë dhe dolëm jashtë, por ajo natë I kujton edhe tërmetin e madh të vitit 1975 i cili e gjeti në zemër të tij.
Zefi thotë se pas tërmetit në Shkodër u zhvendos fillimisht në Laç e pastaj në Durrës.
'Pas asaj dite erdha të jetoja në Laç pastaj erdha në Durrës, kam 21 vjet këtu derisa më 26 na erdhi tërmeti i dytë.
Na zuri në një orë që nuk ishim as në gjumë as zgjuar, tani jemi vendosur te kisha bashkë me gruan djalin nipin e nusen. Me thënë të drejtën komuna na është gjendur në çdo minutë, ekspertët thanë se kjo banesë ka vetëm restaurim, tani se çfarë do ndodhë nuk e dimë, sepse na thanë do ta shohim mirë mos ka lëvizje.
Për momentin janë tre familje që jetojnë brenda tani në pallat', tregon ai për kamerën e Top Channel.