Dëshmitari i ndërtimit të pallatit në Thumanë, i cili u shemb nga tërmeti i 26 nënëtorit ka rrëfyer se pallati është ndërtuar me mbeturina.
I ftuar në studion e emisionit 360 gradë, Mark Alija tha se krimi ka filluar që në ndërtim.
Mark Alija: Krimi aty ka filluar qysh në ndërtim, ato janë bërë me materiale jashtë përdorimit. Me materiale çfarë tepronin. Llaci vinte nga mbeturinat e Krujës, nga mbeturinat e gëlqeres. Llaci përgatitej me rërën e detit. Çimentoja merrej në Krujë, por cilësia e parë shkonte për bunker jo për banesa. Ata vetëm që i ka mbajtur zoti në këmbë se do ishin rrëzuar me kohë.