Sërish kërcënim për gazetarët: Dorëzoni pasaportat e shërbimit ose ua sekuestrojmë!

Premte, 06 December 2019 21:30

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje të gjitha mediave dhe gazetarëve, që të dorëzojnë pranë këtij institucioni pasaportat e shërbimit.

Në njoftimin për shtyp kërkohet që gazetarët që janë pajisur me pasaporta shërbimit të vlefshme, duhet t’i dorëzojnë ato pranë MEPJ-së, në të kundërt Ministria e Jashtme do të jetë e detyruar të marrë masa, duke i nxjerr ato të pavlefshme ose duke i ndaluar në pikat kufitare.

Si rregull me vendim qeverie, që prej vitit 1992 e deri në qershor të këtij viti ministria e jashtme pajiste me pasaportë shërbimi (pune, si profesionist) disa gazetarë dhe drejtues mediash të shkruara dhe radiotelevizive. Pasaportat jepeshin sipas një kriteri rreptësisht të përcaktuar me vendim të këshillit të ministrave dhe natyrisht shërbenin për lëvizjen e gazetarëve jashtë shtetit me një status që tregonte autoritetëve të huaja se janë gazetarë.

Natyrisht që VKM e mëparshme mund të kishte nevojë për tu plotësuar, porse irritimi dhe inati që ka kapur kryeministrin Rama me gazetarët solli një vendim të tillë. Natyrisht që bota nuk ndalet këtu se kryeministri urdhëron gjithë pikat kufitare t’ju sekuestrojnë pasaportat e shërbimit, por tregon mllefin qeveritar ndaj mediave. Dhe natyrisht ndaj disa gazetarëve investigues që kanë zbuluar aferat e mëdha korruptive të ministrave të Ramës. Ndërkohë që VKM e re e qershorit të këtij viti u ka dhënë pasaporta të tilla një morie zyrtarësh administrativë dhe rojeve të ministrave.

Ja njoftimi ministror:

“Kërkesë drejtuar mediave për dorëzimin e pasaportave të vlefshme biometrike të shërbimit që posedojnë punonjësit e tyre

Në bazë të VKM nr. 389, datë 12.06. 2019, “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit”, njoftojmë punonjësit e mediave në vend, të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike shërbimi të vlefshme, të kryejnë menjëherë dorëzimin e tyre, në përputhje me VKM e sipërcituar.

Në rast moszbatimi të udhëzimit për dorëzim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të jetë e detyruar që, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019 «Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit », pika 5, 6 dhe 7, t’i nxjerrë të pavlefshme këto pasaporta.

Dorëzimi i dokumentit do të kryhet pranë MEPJ, në Drejtorinë e Çështjeve Konsullore, me qëllim që të vijohet me procedurën e brendshme”– thuhet në njoftimin e MEPJ.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...