Çela: Përgjegjësia do shkojë te ndërtuesi dhe te zyrtari

Saturday, 07 December 2019 13:02

Kryeprokurori Olsian Çela e nisi me Durrësin ditën e tij të parë të punës. Pas takimit me prokurorët e qytetit më të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit, Çela tha se nga hetimet po dalin probleme me legjislacionin në fuqi.

Sipas tij, vendimet do i marrin prokurorët, pasi ata janë të pavarur në vendimmarrjen. Megjithatë Çela tha se përgjegjësia që do të mbahet do jetë maksimale.
Gazetarët: Cili ishte qëllimi i vizitës suaj?

Olsian Çela: Qëllimi i vizitës lidhet me situatën e krijuar pas tërmeteve. Prokuroria e Durrësit është duke kryer hetime në raport me ngjarjet e ndodhura. Është krijuar një grup hetimor për çështjet në fjalë. Ideja është e ofrimit të mbështetjes maksimale që ne si Prokurori e Përgjithshme mund t’i afrojmë Prokurorisë së Durrësit për rastin në fjalë me qëllim rritjen e koordinimit dhe sigurimin e të gjitha kushteve për të siguruar një hetim të shpejtë efiçent dhe për t’i dhënë përgjigje sa më shpejt rasteve që jemi të njohur. Situata është pak e a shumë e qartë. Puna e bërë ka qenë mjaft, mjaft e mirë, jam shumë i kënaqur me atë që dëgjova, prokurorët janë mjaft të motivuar dhe besoj se shumë shpejt rezutatet do të jenë të prekshme.

Ajo që vlerësoj dhe besoj se është e rëndësishme është se të gjithë ne jemi koshientë të asaj që ka ndodhur, individë të papërgjegjshëm duke kryer veprime të caktuara me koshiencë të plotë kanë shkelur ligjin dhe pasoja e ardhur është vdekja e shumë personave. Në këtë kuadër besoj se dhe reagimi i Prokurorisë, zbatimi i ligjit do të jetë korrekt, i drejtë e në fund do të kemi rezultate të qarta për hetimin.

A do të ketë arrestime për këto vdekje?

Olsian Çela: Këto janë vendime që i marrin prokurorët; ata janë të pavarur në vendimet e tyre, ka njerëz që kanë shkelur ligjin, ka shumë që kanë vdekur, ka shumë njerëz që janë plagosur dhe përgjegjësia që do të mbahet do të jetë maksimale.

Përgjegjësia do të shkojë atje ku është, kudo, qoftë tek ndërtuesi, qoftë tek zyrtari, kudo që prokurorët do të verifikojnë, do të mbledhin prova, se ka elementë të përgjegjësisë penale nuk do të ketë hezitim për asnjë rast. Ajo që unë mund t’ju them juve si Prokuror i Përgjithshëm është se nga ana jonë prokurorëve iu është garantuar mbështetje e plotë.

Po ashtu Kryeprokurori i ri u pyet nga gazetarët edhe nëse po prishen provat. Lidhur me këtë Çela tha se se nuk kishte informacione të tilla.

"Hetimi është përqendruar në atë që mund të ketë objekt hetimi, - tha ai. - Duhet të jemi të qetë dhe të besojmë e të heqim dorë nga lajmet që shpesh mund të jenë dhe të pavërteta. Ajo që dua të theksoj është se nga hetimi po dalin dhe probleme të caktuara nga legjislacioni në fuqi, me rregullimet që janë apo mangësitë që ka e në këto kushte, hetimi në fund besoj se do të shërbejë dhe për ndryshime të rëndësishme në ligj."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...