Arta Marku nuk e ka pritur largimin? Dokumenti që ngre “dyshime”

Saturday, 07 December 2019 13:04

Arta Marku duket se ka shpresuar deri në momentin e fundit se do të siguronte votat e deputetëve për një mandat të plotë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Burime nga institucioni i Akuzës bëjnë me dije për “Boldnews.al” se ish-kryeprokurorja e Përkohshme ka marrë sendet personale nga zyra vetëm mëngjesin e së Premtes, pak orë para se të zhvillohej ceremonia, në të cilën i dorëzoi detyrën “ish-shokut të klasës”, Olsian Çela.

Por, ky detaj teknik nuk është i vetmi që ngre dyshime se Marku ka pritur mbështetjen politike për të qenë në krye të Akuzës.

“Boldnews.al” ka siguruar një dokument, të nënshkruar nga Arta Marku në datën 4 Dhjetor 2019, vetëm një ditë para se Parlamenti do të zgjidhte mes kandidaturës së saj, Olsian Çelës dhe Fatjona Memçajt për të drejtuar Prokurorinë e Përgjithshme për 7 vitet e ardhshme.

Dokumenti është Udhëzim i Përgjithshëm nr. 8, dt. 04.12.2019 “Për garantimin e pavarësisë së prokurorit, marrëdhëniet ndërmjet tij me drejtuesin e prokurorisë dhe informimin në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm”.

Ky Udhëzim është një përmbledhje e dispozitave, të shpërndara në Kodin e Procedurës Penale, si edhe në legjislacionin që rregullon veprimtarinë rutinë të punës së prokurorëve dhe raportet hierarkike institucionale.

Pra, Arta Marku nuk ka pasur asnjë “urgjencë” për të miratuar këtë Udhëzim, pasi, edhe pa atë, prokurorët kanë njohuritë e mjaftueshme dhe aftësitë profesionale për të lexuar bazën ligjore që normon punën e tyre.

Por, ajo që bie në sy në këtë Udhëzim është pikërisht data e miratimit të tij-4 Dhjetor 2019, vetëm një ditë para se Parlamenti të zgjidhte emrin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Miratimi i Udhëzimit forcon bindjen se Marku mund të ketë shpresuar për një mandat të plotë. Megjithatë, shpresat e saj u shuan kur, mëngjesin e së Enjtes, ditën e seancës plenare, grupi parlamentar i Partisë Socialiste, në maxhorancë në Kuvend, vendosi të mbështeste kandidaturën e Olsian Çelës për të drejtuar Prokurorinë e Përgjithshme.

Çela mori 101 vota pro, ku deputetëve të Partisë Socialiste iu bashkuan edhe disa nga “opozita e re”. Ndërkohë, Arta Marku mori vetëm 11 vota pro dhe 76 abstenime. Këto vota “të bardha”, me siguri janë të Partisë Socialiste, e cila ka zgjedhur të mos japë votë kundër Arta Markut, emrin të cilin e zgjodhën në mënyrë tërësisht anti-kushtetuese, në Dhjetor 2017.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...