Tërmeti në Durrës kambanë alarmi, Gjirokastër debati për ndërtimet

Saturday, 07 December 2019 13:12

Teksa ndërtuesit në Gjirokastër japin garanci për ndërtimet e kryera nga ata, specialisti i shërbimit gjeologjik, Cano Nora ka ngritur alarmin se në disa zona në qytet nuk duhet të ndërtohet kurrsesi.

“Në kodrën e Shtufit, në lagjen Cfakë në zonën muzeale dhe në lagjen punëtori ka ndërtesa, të cilat mund të bien nga një erë e fuqishme e jo më nga lëkundje sizmike”, tha Nora.

Ai shtoi se policia ndërtimore e cila duhet të kontrollonte të gjitha objektet ka qenë një strukturë e cila nuk ka funksionuar fare, pasi pjesë e saj kanë qenë njerëz që s’kanë pasur kurrë lidhje me ndërtimin.

Përpara dy vitesh një pallat 5 katësh në lagjen punëtori vuri në alarm banorët të cilët për pak ditë u detyruan të braktisin shtëpitë.

Alfred Kociu ndërtuesi i këtij pallati tha se “zona është goxha problematike, pasi përreth pallatit, jo vetëm që është ndërtuar, por janë prerë edhe masiv të pishave ndaj ndërhyrja aty duhet të jetë urgjente”.

Ndërkohë bashkia e qytetit ka ngritur dy grupe pune në terren për evidentimin dhe kontrollin e gjendjes fizike të banesave në qytet.

Kryebashkiaku Flamur Golemi tha se akt konstatimi duhet të dorëzohet brenda dhjetorit, tërmeti që preku Durrësin është një kambanë alarmi edhe për qytetin tonë.

Përveç këtyre problemeve shqetësuese ndërtues e inxhinier në Gjirokastër në takimin e thirrur nga prefekti shprehen rezervat e tyre edhe për cilësinë e materialeve me të cilat

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...