Ankthi pas tërmetit, ja kur duhet ndihma mjekësore, Psikologia: Kemi identifikuar raste me nevojë emergjente

Diel, 08 December 2019 09:33

Edhe pse po bëhen gati dy javë nga tërmeti i 26 nëntorit, shumë prej nesh ende nuk e kanë marrë veten nga trauma e pësuar. Psikologia Lediona Braho thotë se ankthi, frika zemërimi, shkëputja nga ngjarja dhe mosdëshirë për ta kujtuar atë, shmangia e vendit që kujton ngjarjen etj., janë disa nga reagimet më të zakonshme që njerëzit përjetojnë pas një ngjarjeje traumatike.

“Është e vërtetë që shumë njerëz janë ende të frikësuar dhe në ankth. Nga njëra anë, një pjesë e madhe e tyre kanë shqetësime të lidhura me ngjarjen: kujtime të përsëritura të ngjarjes që ndërhyjnë në jetën e tyre të përditshme; makthe të përsëritura; ndjenja trishtimi, faji, frikë, ankth, zemërim, irritim, mungesë përqendrimi, por edhe mpirje emocionale, shkëputje nga ngjarja dhe mosdëshirë për ta kujtuar atë; shmangie e vendit që kujton ngjarjen (kanë frikë të kthehen në shtëpi), simptoma fizike (mpirje, lodhje, këputje, dridhje, dhimbje në pjesë të caktuara të trupit, dhimbje koke, hipertension, nauze, shqetësime gastrointestinale) etj”, thotë psikologia, e cila na njeh edhe me rastet kur duhet të kërkohet ndihmë e specializuar.

Orët e tmerrit, të tilla janë cilësuar orët pas tërmetit të 26 nëntorit. Por ngjarje të tilla, të këtyre përmasave, çfarë pasojash mund të shkaktojnë

Po, vërtet orët e tmerrit, sepse për njerëzit e zonave afër epiqendrës së tërmetit, të tilla kanë qenë momentet e ngjarjes, por dhe orët dhe ditët e mëvonshme. Tërmeti i datës 26 nëntor ishte një ngjarje katastrofike, në të cilën ka pasur jo pak, por plot 51 viktima, jetë njerëzish të shuara në mënyrë tragjike.

Kjo është pasoja më tragjike e kësaj katastrofe natyrore. Është e vështirë të përshkruash përmasat reale të një ngjarjeje të tillë, të kësaj ndodhie traumatike për ata që kanë humbur familjarët, njerëzit e tyre, por edhe për ata qindra që kanë humbur shtëpitë e tyre. Pasoja më negative e kësaj ngjarjeje është pa dyshim humbja e jetëve njerëzore dhe zia që e shoqëron këtë humbje. Ndërkohë, pasojë tjetër serioze është humbja e shtëpive, e sigurisë materiale dhe emocionale të njerëzve. Nëse shkatërrohet shtëpia, dëmtohet siguria dhe stabiliteti, kërcënohet jeta dhe mirëqenia.

Kjo humbje sjell frikë, zemërim, ankth, trishtim, dëshpërim, pasiguri për të ardhmen dhe shumë ndryshime dramatike në jetën e njeriut. Humbjet njerëzore dhe materiale janë të mëdha dhe do duhet shumë kohë për t’i përballuar emocionalisht.

Edhe pse ka kaluar më shumë se një javë nga tërmeti i 26 nëntorit, një pjesë e njerëzve ende nuk e kanë tejkaluar ankthin dhe frikën e përjetuar. Çfarë do t’ju vinte në ndihmë në këto raste?

Është e vërtetë që shumë njerëz janë ende të frikësuar dhe në ankth. Nga njëra anë, një pjesë e madhe e tyre kanë shqetësime të lidhura me ngjarjen: kujtime të përsëritura të ngjarjes që ndërhyjnë në jetën e tyre të përditshme; makthe të përsëritura; ndjenja trishtimi, faji, frikë, ankth, zemërim, irritim, mungesë përqendrimi; por edhe mpirje emocionale, shkëputje nga ngjarja dhe mosdëshirë për ta kujtuar atë; shmangie e vendit që kujton ngjarjen (kanë frikë të kthehen në shtëpi), simptoma fizike (mpirje, lodhje, këputje, dridhje, dhimbje në pjesë të caktuara të trupit, dhimbje koke, hipertension, nauze, shqetësime gastrointestinale) etj. Këto janë disa nga reagimet më të zakonshme që njerëzit përjetojnë pas një ngjarjeje traumatike.

Këto reagime mund të zgjasin disa ditë ose javë pas ngjarjes. Në këtë periudhë, që ende kanë kaluar pak ditë nga ngjarja, është e nevojshme që njerëzit të zhvendosen në mjedise të sigurta dhe të ngrohta, në të cilat t’u plotësohen nevojat bazë: uji, ushqimi, higjiena, gjumi. Po aq e nevojshme, është që anëtarët e familjes të rrinë bashkë dhe afër me njëri-tjetrin, për të ndjerë ngrohtësi dhe afërsi. Po ashtu, mund të sugjeroj afrimin me anëtarë të tjerë të fisit, të shoqërisë dhe komunitetit, për të kërkuar gjithë ndihmën që u nevojitet, nga ajo materiale dhe mjekësore e deri tek ajo psikologjike, të cilat nuk kanë munguar këto ditë. Forcimi i lidhjeve me njeri-tjetrin dhe kërkimi i ndihmës nga autoritetet dhe specialistët është një mbrojtje e fuqishme këto ditë.

Të rimarrësh veten është çështje kohe apo nevojitet ndihmë e specializuar për ata që janë ende të traumatizuar?

Të rimarrësh veten pas një ngjarjeje traumatike, kërkon kohë dhe burime. Sa më të mëdha dëmet e shkaktuara prej tërmetit dhe sa më i predispozuar personaliteti i njerëzve të caktuar për t’u prekur nga ngjarjet traumatike, aq e madhe do të jetë koha e rikuperimit.

Të parët që kanë nevojë për ndihmë të specializuar janë ata që kanë pësuar humbje njerëzore: familjarët e viktimave. Në dijeninë time, atyre, përveç ndihmës materiale të siguruar nga shteti, po iu ofrohet edhe ndihmë mjekësore dhe psikologjike falas për aq kohë sa ata të kenë nevojë. Kategoria e dytë janë ata që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe të cilët janë strehuar në kampe ose hotele, ku u ofrohet shërbim shëndetësor dhe psikologjik. Disa prej tyre kanë simptoma të problemeve të shëndetit mendor dhe po mbahen nën vrojtim, janë identifikuar dhe po bëhen disa ndërhyrje specifike.

Ata do të ndiqen në vazhdimësi, gjendja e tyre do të monitorohet për disa muaj rresht. Kategoria e tretë janë ata që jetojnë në zona larg epiqendrës së tërmetit, por që e kanë ndjerë atë, që fatmirësisht janë në shtëpitë e tyre, edhe pse kanë ndjenja frikë, ankthi, pasiguri dhe disa nga shqetësimet e tjera që përmenda me sipër. Disa njerëz nga kjo kategori janë duke u konsultuar aktualisht me specialistë të fushës dhe po marrin ndihmë psikologjike. Një tjetër kategori janë punonjësit e shpëtimit, mjekët, infermierët, psikologët dhe personeli mbështetës që ka punuar dhe po punon me këta njerëz në kushtet e traumës dhe pastraumës. Edhe ata janë në risk për të zhvilluar simptoma, ndaj duhen planifikuar ndërhyrje edhe për ta. Po aq të rriskuar shpesh mund të jenë edhe persona, të cilët mund të ishin në vendngjarje, por për një arsye apo një tjetër, nuk janë ndodhur aty, për shkak se mund të kenë qenë jashtë Shqipërie. “Viktimat” e një ngjarjeje traumatike janë të gjithë personat e mësipërm, fëmijë, të rinj, të rritur dhe të moshuar. Që të gjithë kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje jo vetëm këto ditë, por edhe për javët dhe muajt në vazhdim.

Rifillimi i aktiviteteve të përditshme ka qenë kryefjalë e specialistëve të shëndetit, por a është e mjaftueshme kjo për të harruar?

Rifillimi i aktiviteteve të përditshme dhe rikthimi brenda mundësive në rutinën ditore janë më se të nevojshme. Ndaj, ne këmbëngulim që njerëzit të përpiqen të rifillojnë punën dhe aktivitetin e zakonshëm, sepse aktiviteti i ndihmon të përballen më mirë, të angazhohen me punë, të shpërqendrohen nga mendimet dhe ndjesitë negative, të rilidhen me të tjerët, të bëhen sërish të dobishëm dhe aktivë, të karikohen me energji.

Po aq të nevojshme janë dhe ushtrimet fizike dhe ato të relaksimit. Kur ndodh një ngjarje traumatike, një sasi e madhe adrenaline dhe kortizoli sekretohet dhe qarkullon në gjak. Ato duhen nxjerrë dhe shkarkuar përmes aktiviteteve fizike dhe punëve të përditshme, mirëpo, nga ana tjetër, nëse ndihemi të lodhur dhe të këputur, duhet të sigurohemi që të pushojmë mjaftueshëm, të ushqehemi shëndetshëm dhe të flemë mirë.

Ju keni qenë po ashtu pranë familjeve të prekura nga tërmeti, çfarë keni konstatuar dhe çfarë u keni këshilluar?

Kam qenë pranë familjeve të prekura, të rriturve dhe fëmijëve të tyre për ditë me radhë në zonën e Durrësit dhe Shijakut dhe vazhdoj të jem aty bashkë me kolegët e mi psikologë, në shërbim të dhjetëra familjeve të prekura. Ata kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të frikësuar dhe të pasigurt, por e rëndësishme është që janë strehuar dhe kanë të plotësuara disa nga kushtet më minimale për të jetuar, deri në një zgjidhje më të mirë – një strehë/ shtëpi ku të sistemohen. Ende janë në pritje të një përgjigjeje dhe në kërkim aktiv të zgjidhjeve më të përshtatshme për të jetuar dhe unë shpresoj që një zgjidhje për ta të gjendet sa më shpejt, që ata ta kalojnë dimrin në shtëpi të ngrohta dhe të sigurta. Ndërkohë, ne si staf psikologësh kemi biseduar me të rriturit, kemi identifikuar raste me nevojë emergjente për shërbim mjekësor dhe psikologjik dhe i kemi referuar ose kemi punuar me ta në terren me ndërhyrje të shkurtra specifike, kemi bërë regjistrimin e nevojave të tyre psikosociale dhe kemi marrë kontakte për ndjekje të mëtejshme. Punën kryesore e kemi bërë me fëmijët, pasi ata janë me vulnerabël dhe kanë më shumë nevojë se të rriturit për ndihmë të specializuar për përballimin e traumës. Me ta kemi zhvilluar biseda, vizatime, punime kreative dhe lojëra psikosociale për të lehtësuar shprehjen e emocioneve, rritjen e fuqisë përballuese, forcimin e mbrojtjeve dhe bashkëpunimit me njëritjetrin. Brenda këtyre ditëve kemi arritur që shumë fëmijë të shprehin ndjenjat e tyre dhe të ulin nivelin e shqetësimeve të tyre, të përfshihen aktivisht në lojëra, të ushqehen dhe të flenë më mirë. Prindërit janë falënderues dhe ne patjetër që do të vazhdojmë të punojmë me fëmijët për t’i ripërtërirë ata plotësisht.

Image

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...