E frikëshme, ‘dun me na vdek aty’, ja çfarë i shkaktoi tërmeti pallatit, banori: E shpallën të banueshëm

Diel, 08 December 2019 09:15

Tërmeti i 26 nëntorit ndër të tjera nxorri në pah cilësinë e dobët të ndërtimeve në Durrës e Tiranë, ku shumica e ndërtesave dhe pallateve të dëmtuara nga lëkundjet e fuqishme, ishin ndërtuar gjatë viteve të fundit.

Teksa në zonat e prekura nga tërmeti kanë nisur inspektimet nga ekspertët, një tjetër problematikë ka dalë në dritë.

Banori i një pallati 7-katësh në zonën e Plazhit në Durrës ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon dëmet e shumta që ka pësuar nga tërmeti i fuqishëm ndërtesa ku banon.

Sipas tij, ndonëse videot dhe fotot flasin qartë dhe se tërmeti ka dëmtuar rëndë kolonat e pallatit, ekspertët e kanë nxjerrë të banueshëm.

Ai akuzon për këtë inxhinieren e pallatit, e cila sipas tij ka lidhje me “Rilindjen” dhe punon në një ministri, dhe për ta shpëtuar atë, ndërtesa është konsideruar e banueshme.

Denoncuesi ka dërguar edhe një video ku shihet se si dëmtohet pallati 7-katësh gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Siç shihet dhe nga video, ndërtesa për pak sa nuk thyhet nga lëkundjet. Më tej qytetari tregon se ekspertët e huaj që kanë ardhur për të parë pallatin, kishin frikë të hynin brenda.

Denoncimi i plotë:

”Pershendedetje joq, shikoni kete video nga 1 pallat ktu n plazh super i pabanueshem. Un jam banor i pallatit. Shikoni videon dhe jepni menimin tuj. Se inxhinierja esht 1 nga robt e rilindjes dhe tani e nxjerrin te banushem. Jan thy shum kollona e thon ta rindertojm. Pallati eshte 7 katesh dhe ndodhet fiks mrapa hotel lubjanes, qe u shemb. Dhe thon ti bojm rikonstruksion kollonave. Kush e ka pa nga ekspertet e huj kan frik te hyn mrena.

Thash ska shanse te bohet do vec tritol. Inxhinierja e pallatit esht ke ministria 1 gru e vjeter e sdo t digjet vet e ka fut mik mos t shemet. Pallatit i kan von x blu haha se esht me qesh gja ska gjo pallati esht n ket gjendje ja t coj fotot. Inxhinieres sja di emrin po sa ta msoj jua coj, di qe punon ke ministria, pranaj dhe pallati del per rindertim kollonash Gjo qe ska shonse vec dun me na vdek aty kur t bi i rradhes se do me shpetu veten ajo. Pallate me shum pak deme jan shemb. Un skam naj perfitim ktu se do na cojn ne porto romano vec se aty srrihet mo ma mir atje se sa me na zon posht ky. Flm”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...