Detaje të reja/ Andi Zylfi u nxor në pritë, mori dhe shokun me vete

Hënë, 16 December 2019 18:04

Pa kaluar as 24 orë nga vrasja e stilit mafioz në fshatin Përparim të Peqinit, Policia e Elbasanit është vënë në lëvizje për kapjen e autorëve.

Objektivi i atentatit që ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të premtes, ishte 23-vjeçari Andi Zylyfi, i cili mbeti i vdekur në vend, ndërsa u plagos rëndë shoku i tij, Ardit Uruçi, që ndodhej në të njëjtën makinë me të.

Atentatorët ishin në një makinë që lëvizi paralelisht me makinën e viktimës. Me makinën në lëvizje, ata ulën xhamat dhe qëlluan me breshëri automatiku.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ku sekuestroi 14 gëzhoja “Kallashnikovi” dhe kamerat e sigurisë së bizneseve përgjatë rrugës deri në Rrogozhinë.

Operacioni për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve është drejtuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili ka dhënë edhe direktivat për të zbardhur krimin.

VIKTIMA

Andi Zylyfi, 23 vjeç, jetonte në Britaninë e Madhe, por kishte mbërritur në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit me familjen. Ai rezulton të jetë kthyer më 11 dhjetor, kur ka zbritur nga trageti në Portin e Durrësit.

Ai ishte djali i hallës së Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua një vit më parë në fund të dhjetorit, bashkë me dajën Arben Dylgjeri dhe një mikun e tij, shtetasin turk, Erdal Durunaytek, te rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan. Asokohe, mjeti i tyre, i shoqëruar me një mjet tjetër ku ndodheshin dhe familjarë, ktheheshin nga një dasmë në fshatin Përparim, ku dhe jeton familja e Andi Zylyfit.

Viktima është djali i një efektivi të Policisë së Burgut të Peqinit, por edhe pse u ngrit si pistë fillimisht, Policia e ka përjashtuar nga hetimi detyrën e babait të tij.
HETIMI

Policia e Elbasanit dyshon se atentati i së premtes mbrëma mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, pasi Andi Zylyfi ishte djali i dajës së Endrit Alibejt, i dyshuar si i implikuar në trafik narkotikësh në vendet e BE-së.

Një nga pistat e hetimit të vrasjes së 23-vjeçarit lidhet pikërisht me këtë fakt. Jo zyrtarisht, Policia pohon se pista kryesore e hetimit lidhet me pazaret e drogës në Angli, ku dyshohet se ishte i implikuar edhe vetë 23- vjeçari.

Të njëjtat burime thanë se atentatorët dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të narkotikeve në vendet e BEsë. Policia ka siguruar pamjet ku duket mjeti që ka qëlluar në drejtim të të rinjve, i cili është larguar drejt Peqinit dhe më pas është zhdukur në rrethrrotullimin e Rrogozhinës.

ATENTATI

Burime nga grupi hetimor thanë dje se ka qenë një telefonatë që ka nxjerrë në rrugën nacionale 23- vjeçarin, i cili më pas ra në pritën e atentatorëve. Duke u favorizuar nga errësira, në këtë rrugë atentatorët e kanë pritur Andi Zylfin të fshehur në një kthesë të padukshme, me dritat e mjetit të fikur.

Sapo kanë parë makinën e të riut që ka dalë nga fshati në rrugën kryesore, atentatorët kanë lëvizur mjetin sërish me drita fikur dhe një nga autorët ka qëlluar me breshëri nga xhami i dritares së vendit të parë të pasagjerit, në drejtim të 23-vjeçarit. /Panorama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...