Ligji për mediat/ Lubonja: Tendencë e shfrenuar për të kontrolluar çdo institucion

Hënë, 16 December 2019 18:20

Një tendecë të shfrenuar për të kontrolluar çdo institucion. Kështu e sheh analisti Fatos Lubonja ligjin për mediat online, ose të njohur ndryshe si paketa antishpifje që maxhoranca pritet të miratojë së shpejti në parlament.

Në një lidhje ‘skype’ në News24, në rubrikën ‘Opinion’, Lubonja tha se megjithë reagimet të mbash të njëjtin qëndrim tregon që je rëndë. E rëndë për të është kryeministri i pari dhe servilët që janë rreth e rrotull që nuk guxojnë t’i thonë gjë. Ai madje tha se duhet t’i thonë ‘shame on you’ (turp të kesh) ambasadorit të OSBE Bernd Borchardt dhe ambasadës amerikane e të gjithë atyre që e kanë mbështetur, sipas tij këtë diktator.

“Gjëja e parë që mund të them unë është se kjo tregon se sa shumë e kanë humbur kontaktin me realitetin dhe demokracinë këta që kemi në pushtet. Ju përmendët reagimet jo nga kazani por nga ata që dikur Rama iu thoshte partnerët tanë ndërkombëtarë. Me gjithë këto reagime të mbash këtë qëndrim tregon që je rëndë. Rëndë është kryeministri i pari dhe rëndë janë edhe servilët e tij rreth e rrotull që nuk guxojnë ti thonë gjë dhe tregon se çfarë nevoje kanë këta për të mbyllur dhe ato gojë apo ato pak portale që kanë mbetur.
Lind pyetja? Ore nga kush e pret ky Edi Rama mendimin kundër? Nga do vijë ky mendim kundër po nuk erdhi dhe nga mediat.
Kush do t’i mbrojë njerëzit nga bëmat e qeverisë. Në qoftë se mendohet se duhet kontrolluar se po na bëjnë dëm këto portale por nga dëmi i Edi Ramës me shokë kush na mbron më? Se nuk na mbron më as prokuroria, as opozita se nuk është në parlament, tani edhe media, atëherë kush do na mbrojë? Kush do na i thotë të vërtetat? Këtë iu them atyre.
Për sa i përket çështjes që vërtet media mund të ketë ndonjë rast shpifje, atëherë çohet në gjykatë. Apo në qoftë se ka fyerje, apo ndonjë informacion që rrjedh gabim. Ju keni një kryeministër që del, shëtit andej këtë dëgjon një qen dhe thotë hiqeni, ‘mbylljani gojën atij analisti’. Po ne kush do na mbrojë? Kjo AMA perse nuk reagon”, deklaroi Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...